• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nis serinë e letrave për opozitën/ A po përgatitet Kryeministri për zgjedhjet e parakohshme

14:34 : 18/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një ftesë publike kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe drejtuesve të partive opozitare, për nisjen e dialogut për reformën zgjedhore.

“Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu”, shkruan Rama.

Kryeministri duket se ka nisur serinë e re të letrave drejtuar opozitës, ku në prill-maj iu drejtua kreut të PD-së, Lulzim Basha, me të paktën 7 letra.

Nuk dihet se sa letra do të shkruajë Rama në serinë e re, dhe nëse procesi i përmbyllës do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Lexo edhe:

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

Por nisur nga situata e pak muajve më parë, distanca nga letra në letër ishte rreth 1 javë, me përjashtime të rralla, kur ky rregull thyhej.

Letra e Kryeministrit

Nga Edi Rama

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

EMRAT dhe PAMJET e takimit në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri

14:33 : 17/06/2026
SPORT

FOTO/ Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

14:31 : 17/06/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan

14:23 : 17/06/2026
AKTUALITET

Berisha: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër

14:21 : 17/06/2026
Para

STOP – Specialistët e terrorit të organizuar të partisë

TË GJITHA

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026

EMRAT dhe PAMJET e takimit në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri

14:33 : 17/06/2026

FOTO/ Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

14:31 : 17/06/2026

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan

14:23 : 17/06/2026

Berisha: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër

14:21 : 17/06/2026

Monarkia feudale e Ramës

14:14 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet giriş