Zyrtarë të BE-së do të vizitojnë Shqipërinë javën e ardhshme.
Sipas mediave televizive, pritet që në datën 17 shtator të vijë në Tiranë, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Nuk dihen ende detaje rreth axhendës së takimeve të tij, por me shumë mundësi ai do të diskutojë për krizën e thellë politike që ndodhet në vendin tonë prej disa muajsh.