• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat/ Ndërtoi pallatin e Linda Ramës? Miliona € për vëllain e shefit të Gardës

23:40 : 12/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Një kompani jo shumë publike, “2T”, rezulton se është bashkëfituese me shoqërinë “e kudogjendur” “Fusha” shpk të një tenderi me vlerë rreth 4 miliardë lekë (të vjetra), të zhvilluar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, të zhvilluar në verën e vitit 2018.

Ndërkohë që “Fusha” shpk është tashmë një “markë” e njohur për publikun, për shkak të raporteve të veçanta me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, kompania tjetër, “2T” është munduar të ruajë një profil më të ulët.

E megjithatë, edhe “2 T” shpk, nuk duket se mbetet pas nga të ardhurat e krijuara në tenderat publikë.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga portali “opendata.al”, rezulton se “2T” ka përfituar rreth 10 miliardë lekë (të vjetra) nga tenderat publikë të zhvilluar nga institucionet qëndrore, në periudhën 2013-2019.

Lexo edhe:

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

Kush është kompania “2T”
Kompania “2T”, me objekt ndërtime, është krijuar në vitin 2000 dhe ka ortakë biznesmenët Artan Sako dhe Dritan Troksi. Bashkëpronari Sako është gjithashtu edhe një prej administratorëve të kompanisë.

Artan Sako është vëllai i Komandatit të Gardës së Republikës, i emëruar në këtë detyrë sapo Edi Rama mori detyrën e kryeministrit për herë të parë në vitin 2013.

Gjithashtu, publikime mediatike të disa viteve më parë e lidhnin emrin e Artan Sakos me ndërtimin e atij që Partia Demokratike e konsideronte si “pallati i Linda Ramës”, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

Në Janar të vitit 2013, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Objekt i kallëzimit ishte një leje ndërtimi, e dhënë në vitin 2006, kohë kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Edi Rama.

Sipas kallëzimit, Bashkia i kishte dhënë leje ndërtimi familjes së Linda Basha (Rama), në atë kohë mikeshë dhe më pas bashkëshorte e Edi Ramës, në një territor i destinuar për lulishte, pranë zonës së Institutit të Higjenës në Tiranë.

Nga të dhënat e publikuara në vijim të këtij kallëzimi, rezultoi se prona që u zhvillua ishte në pronësi të vëllait dhe xhaxhait të Linda Basha (Rama).

Po, ashtu, në media të ndryshme u publikuan të dhëna se ndërtesa 5-katëshe ishte ndërtuar nga kompania “2T”, me administrator Artan Sako. Zëra të ndryshëm opozitarë e lidhnin angazhimin e Artan Sakos tek pallati i familjarëve të Linda Ramës, si një nxitje për emërimin e vëllait të ndërtuesit, pra Gramos Sakos, në postin e Komandantit të Gardës së Republikës.

Gjithësesi, përtej këtyre të dhënave mediatike, nuk u publikua asnjë dokument që të vërtetonte plotësisht se kompania “2T” ishte ndërtuese e godinës 5-katëshe.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës e pushoi hetimin për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, për shkak se, në momentin kur nisën veprimet proceduriale, vepra penale, edhe nëse do të ishte konsumuar, ishte parashkruar për shkak të kohës së gjatë (nga viti 2006 kur ishte dhënë leja deri në vitin 2013 kur u bë kallëzimi kishin kaluar më shumë se 5 vjet).

“2T” dhe tenderat e “Rilindjes”
Nga të dhënat e publikuara në “opendata.al” rezulton se kompania “2T” gjatë periudhës së qeverisjes së Edi Ramës, (2013-2019) është shpallur fitues në një numër të konsideruar tenderash të zhvilluar nga institucionet qendrore, me një vlerë totale rreth 8 miliardë lekë (të vjetra). 

Duke i shtuar këtu edhe tenderin e zhvilluar nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me vlerë 4 miliardë lekë, atëherë në total, “2T” me administrator Artan Sako ka përfituar rreth 12 miliardë lekë tendera (afërsisht 10 milionë euro).

Dy nga institucionet, prej të cilave “2T” ka përfituar të ardhurat më të mëdha, janë Bashkia e Tiranës dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit.

Gjatë periudhës 2015-2019, kohë kur bashkia e Tiranës drejtohet nga socialisti Erion Veliaj, “2T” rezulton se është shpallur fitues në tendera me vlerë rreth 1.5 miliardë lekë (të vjetra).

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të njëjtën periudhë kohore, ka arkëtuar në llogaritë e “2T” shpk mbi 1.2 miliardë lekë (të vjetra).

Krahas tenderave të institucioneve qendrore, “2T” rezulton fituese edhe në tre tendera të zhvilluara nga ndërmarrjet e ujësjellësit në Durrës, Saranda e Tiranë.

Të dhënat mbi transaksionet publike, të cilat gjenerohen në portalin “openprocurment” tregojnë se “2T” është shpallur fitues në këto tendera ujësjellësi, për vlerën totale e mbi 1.1 miliardë lekë (të vjetra).

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

13:50 : 04/07/2025
AKTUALITET

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

13:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025
Para

Fevzo, gazetar i oborrit qeveritar/ Gazetarja thumbon drejtuesin e Opinion

TË GJITHA

Zbulohen 195 bimë narkotike në Tepelenë, vihet nën hetim kryetari i fshatit

13:50 : 04/07/2025

Arrestimi i 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, në pranga dhe shefi grek i stacionit kufitar në Qafë Botë

13:44 : 04/07/2025

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025

Rama ‘kërcënon’ inspektorët e bashkive dhe IKMT: Vraponi, ose do përballeni me situata të papëlqyeshme

13:26 : 04/07/2025

U kap me kokainë dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë

13:16 : 04/07/2025

Berisha publikon videot: Në Krujë u votua me kamera tek koka, policia patronazhiste i kontrollonte

13:15 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com