Një aktivist i Partisë Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën!”, ka shkruar Veseli në Facebook.














