Ujësjellës Kanalizime në Durrës njofton se qyteti bregdetar gjatë ditës së martë do të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.
Në njoftim thuhet se mungesa e ujit të pijshëm vjen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në linjën 110 kv Laç 1-Fushë Kuqe, në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.
Ndërprerja e ujit do të jetë nga ora 08: 00 deri në orën 18:00.













