Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dha një përgjigje që shkaktoi ilaritet në emisionin “Opinion”, lidhur me kronikën për turistët e huaj në plazhin e Vilë Bashtovës në grykëderdhjen e Shkumbinit.
Pasi pa kronikën televizive, ku turistët shfaqen nudo dhe dëgjoi që gazetarja raportoi se turistët “bëjnë seks në grup dhe konsumojnë drogë”, Klosi u përgjigj: Pse i shqetësoni?
“Ca keni ju me ata që i çoni kamerën”, iu drejtua ministri-drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu.
Në replikë, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi i kujtoi ministrit të Turizmit se bëhet fjalë për një plazh publik dhe në kronikë raportohej se pushuesit konsumojnë drogë. “Aty ka familjarë, s’paska asnjë masë kontrolli. Keni parë kronikën që aty konsumohet drogë, ka shiringa. Është reagim absurd”, tha Këlliçi.
Ndërsa ish-kreu i agjencisë së Bregdetit Auron Tare, tha se plazhi nudo nuk ka asgjë të keqe, por shtoi se zonat duhen planifikuar.
https://youtu.be/bge4sJxCQsM