Një makinë e shkrumbuar u gjet mbrëmjen e së shtunës në fshatin Novoselë, Vlorë.
Nga raportimet mësohet se makina është me targa italiane.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë që automjeti mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe targat e tij mund të jenë false.