Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka shpallur listën e të grumbulluarve për sfidat ndaj Islandës dhe Francës, të vlefshme për eleminatoret e “EURO 2020”.
Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren tonë, e cila do tentojë të dalë me pikë nga këto sfida.
Lista e të grumbulluarve:
Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha dhe Alban Hoxha
Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj
Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose
Sulmuesë: Uzuni, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi, Rei Manaj.