Një 43-vjeçar nga Tirana i cili kishte rënë në dashuri me një vajzë 25 vjeçare është marë i pandehur për akuzën e “Përndjekjes”, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij, duke arritur ti publikojë në “FB” 9 video intime që ai ka pasur gjatë raporteve seksuale me 25-vjeçaren, në kohën kur ata ishin bashkë. Hetimi është ndjekur nga prokuroria e Tiranës, e cila pas disa muaj hetime ka marë të pandehur 43-vjeçarin me inicialet A.E. Sipas prokurorisë së Tiranë për këtë çështje ka bërë kallëzim penal e dëmtuara E.H. Vajza sqaron se A.E ka qenë i dashuri saj prej rreth 5 vitesh dhe se nga ana e familjes saj nuk dihej kjo lidhje ndërsa nga familja e te pandehurit dihej. Gjatë këtyre viteve të paktën 2 -3 vitet e para kanë pasur problem kryesisht të xhelozise nga ana e A.E, për shkak diference në moshë, qe ishte 17 vite. Me pas këto dy vitet e fundit marrëdhenia e tyre u normalizua. Gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë qënë vetëm të dashur dhe s’kanë bashkëjetuar.
Në vitin e fundit dhe pikërisht harku kohor nga Korriku 2018 e në vazhdim, personat në fjalë kishin lënë të diskutonin se çfarë do bënin në vazhdim, pasi edhe më përpara kishin rënë dakort që nuk do krijonin familje bashkë. Sipas vajzës A.E, kishte ndërmend që të largohej përfundimisht nga Shqipëria drejt Italisë dhe në fakt ashtu ka bërë pasi më datë 9 tetor 2018 ai është larguar dhe të dy janë ndarë nga lidhja e dashurisë mes tyre. Pas këtij momenti vajza ka mbyllur dhe numrin e saj celular dhe ka hapur nje numër te ri. Nuk zgjati shume diku rreth 2 javë pasi A.E ishte larguar drejt Italisë, e telefonon tek numri i punës vajzën, e cila punonte si agjente shitje tek “T.AI”, për zonën e Kombinatit Tiranë. A.E, i bën me dije vajzës që donte të vinte edhe njëherë në Shqipëri që të sqaroheshin dhe të takonte prindërit e saj sepse ai ishte shprehur se e dashuronte dhe i ka kërkuar që të martoheshin.
Nga ana saj vajza nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe sqaron se një propozim i tillë asaj i është bërë nga muaji Tetor 2018, por nuk e mban mend datën e saktë. Vajza duke mos dashur që të shqetesohej tek numri i punës, por edhe duke mos dashur që t’i jepte numrin e saj personal atëherë ka vënë ne përdorim një numer celular te kompanisë T… thjesht për të përdorur në rrjetin social “Whatsapp”, por që nuk mban mend se sa është numri. Më tej vajza sqaron se në fund të muajit Tetor 2018 gjatë kohës që komunikonte në “Whatsapp” me të A.E, është veënë në dijeni se kishte dërguar të njohurve te saj nga adrresa e saj në “facebook” video intime të saj me A…. Ato video sipas vajzës i ka parë, por nuk i ka ruajtur asnjë nga ato dhe të gjitha ishin bërë në ambientet e shtëpisë së A.E dhe gjithsej ishin 9 video, por që fytyra e A.E nuk dukej.
Vajza sqaron se që nga viti 2014 e këtej ajo nuk ka adresë në facebook dhe nuk ka as Instagram po që nga viti 2014. Arsyeja që rrjetet sociale u mbyllën ishte xhelozia e A.E. Diku nga muaji Tetor- Nëntor janë berë bisedat në “Whatsapp” qoftë me numrin italian, por edhe me atë shqiptar të cilat i ka depozituar në polici kur ka bërë kallzim dhe aty A.E, e pranon që videot i ka publikuar ai nëpërmjet adresës fallso të facebook në emrin e vajzës. Në fund të muajit Nëntor 2018 të gjitha adresat fallso janë mbyllur pasi gjithsej ishin 4 adrresa në emrin e saj dhe një në emër “Ana Maria”, që vajza se ka idenë se kush është. Në bisedën e “ëhatsapp”, A.E kërkon falje për videot e publikuara dhe i kërkon medoemos të martohet me të, fakt i cili nuk është pranuar nga ana kallzueses dhe për këtë ajo ka bërë dhe kallzimin penal. Ndërkohë në janar të 2019 të dyja palët janë takuar në Tiranë, ku A.E na diskutim e sipër e ka rrahur vajzën që dikur dashuronte. Për këtë ngjarje, vajza ka depozituar kallëzim penal për akuzën e dhunimit.
/Shqiptarja.com/