Një makinë policie është përfshirë nga flakët në qendër të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fortuzi, kur një automjet i policisë private u përfshi nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore dhe ato zjarrfikëse që kanë vendosur situatën nën kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë.