Në mes të ditës në një zonë plot me lëvizje grabitet një pikë një subjekt biznesi. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet tek zona e “Zogut të Zi”, ku është grabitur një dhënie kredie të vogla. Një person i maskuar, nën kërcënonin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, Shqiponjat, forca e posaçme operacionale. Grupi hetimor po këqyr kamerat për të identifikuar autorin.