• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni për lirimin e plazheve/ Ndjekje penale për disa zyrtarë, çfarë po ndodh

10:36 : 03/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionet “Plazhi i Lirë, në Sarandë, Durrës dhe Lezhë, duke liruar mbi 7500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të paligjshme nga disa shtetas.

Përmes një njoftmi zyrtar, policia bëri të ditur procedimin penal të disa personave, që ushtronin aktivitetet në zonat që i kishin zaptuar.
Në operacionet e ndërmarra në ditët e fundit janë angazhuar policia kriminale, ajo për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar, policët e komisariateve të zonave ku është shtrirë operacioni, të mbështetur edhe nga efektivët e FNSH-së.

Kështu në Sarandë, raportohet se janë liruar 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.
Policia ka proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh, të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me ligjin dhe kishin zaptuar hapësirat publike në interes të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë proceduar penalisht 3 pronarë subjektesh në Ksamil dhe konkretisht:

• P. I., banues në Ksamil, pasi në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 600 shezlongë, çadra e tavolina, që shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia.

• F. P., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, janë bllokuar dhe sekuestruar rreth 200 shezlongë, çadra e tavolina, që ishin vendosur në një sipërfaqe pronë publike dhe pa lejen e Bashkisë.

• B. M., banues në Ksamil. Në subjektin e këtij shtetasi, është konstatuar se i gjithë aktiviteti tregtar është zhvilluar përgjatë gjithë kësaj kohë pa leje përkatëse nga Bashkia Sarandë dhe Policia hoqi rreth rreth 160 çadra, shezlongë e tavolina nga hapësira publike e zënë në mënyrë të kundërligjshme.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-02-at-14.57.22.mp4

Ndërkohë në plazhin e Durrësit, policia ka liruar rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:

-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”,

– 3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

– Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale.

Po në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L.D., banues në Durrës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës, pasi nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktivitetit të shtetasve të lartpërmendur.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-03-at-10.29.42.mp4

Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.

Po gjatë operacionit u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.

Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi detyrës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
SHENDETI

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025
SPORT

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025
RAJONI

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025
Para

Budalla, mëso të shkruash…/ Braçe sherr me komentuesit në rrjet (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com