• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist”/ Eduart Ndocaj letër ambasadorëve

14:49 : 02/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Eduart Ndocaj iu ka dërguar një letër ambasadorëve në lidhje me votimet e 30 qerhorit.

Ai iu bën me dije se është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëv. Ndocaj iu kërkon një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë pasi demokracia është në rrezik

“30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme.” -shkruan Ndocaj në letrën e tij drejtuar ambasadorëve.

Ai garonte për kreun e Bashkisë së Lezhës përballë Pjerin Ndreut, por herë pas here ka bërë denocime për kërcënime të marra apo për vjedhje dhe manipulim votash. Madje, ai dje bëri dhe një kallëzim penal ndaj disa anëtarësh të KZAZ-ve dhe Pjerin Ndreut.

Lexoni letrën e plotë:

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Zotërinj ambasadorë! Vendi im, Shqipëria, kur shembi sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj. Shkëlqesia Juaj! 30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme. Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike. Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria. Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë. Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje. Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane Eduart Ndocaj,
KRYETARI PBDKSH
EDUART NDOCAJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Rama ‘shfrenon fantazinë’/Tjetër aktor pro prishjes së teatrit? Po ata që protestojnë çfarë janë?

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş