Ekografia morfologjike(ekografia e nivelit të dytë)!
Ekografia morfologjike është ekzaminimi që realizohet nëpërmjet ultratingujve. Ky shërbim ofrohet nga aparaturat më të avancuara dhe stafi i specializuar i mjekëve obstetër gjinekologë të Spitalit Hygeia. Kjo ekografi realizohet në javët e 18-22 të shtatzënisë. Ekografia morfologjike shërben për vlerësimin e anatomisë ormale, zbulimin e anomalive dhe mirëqenien e fetusit.
Kontrolli juaj në javët 18-22
Shumë grave iu bëhet një kontroll ekografik obstetrikal rreth javëve 18-22 të shtatzënisë. Qëllimi i kontrollit në këto javë është që të kontrollohet nëse fëmija ka zhvillim normal. Zakonisht, ky quhet kontrolli ekografik i morfologjisë fetale ose kontrolli i anomalive fetale. Ky kontroll kryhet me qëllim që të shihet nëse ka anomali të rritjes dhe zhvillimit strukturor të fëmijës, si spina bifida (shtylla e hapur kurrizore) ose anomali të zemrës si dhe për të kontrolluar pozicionin e placentës. Të shihni fëmijën tuaj në ekran është moment mjaft entuziazmues dhe emocional. Partneri juaj dhe fëmijët e tjerë që keni janë të mirëpritur për të ndarë këtë përvojë me ju. Shumë çifte duan të dinë seksin e fëmijës së tyre dhe të marrin disa foto. Është me rëndësi, sidoqoftë, të mbani parasysh se qëllimi kryesor i këtij kontrolli është të shihet nëse ka anomali.
Çfarë ekzaminohet në kontrollin e javëve 18-22?
Organet e brendshme të fëmijës tuaj ekzaminohen nëpërmjet seksioneve tërthore / longitudinale / oblike, të cilat janë të vështira për t’u kuptuar nga ju. Në eko, kockat duken të bardha, lëngu i zi dhe indet e buta duken në ngjyrë gri dhe me njolla.
Koka ekzaminohet e para, zakonisht për të parë formën dhe strukturat e brendshme. Disa probleme të rënda të trurit janë të dukshme në këtë fazë. Mjeku obstetër kontrollon fytyrën e fëmijës, për të parë nëse ka ndonjë çarje në buzë, por çarjet e qiellzës brenda gojës së bebes janë më të vështira për t’u parë dhe shpesh nuk kapen nga kontrollet ekografike.
Shtylla kurrizore kontrollohet në pamje gjatësore dhe tërthore, për t’u siguruar që të gjitha vertebrat të jenë të puthitura me njëra tjetrën dhe që shtylla kurrizore mbulohet nga lëkura në pjesën e pasme. Pareti abdominal i bebes kontrollohet gjithashtu për t’u siguruar që mbulon të gjitha organet e brendshme në pjesën e përparme. Zemra kontrollohet për të parë madhësinë dhe formën. Dy dhomat e sipërme ose “veshoret” dhe dy dhomat e poshtme ose “barkushet” duhet të jenë me përmasa të barabarta dhe valvulat duhet të hapen e të mbyllen për secilën rrahje të zemrës. Spitali Hygeia ofron edhe një kontroll më të hollësishëm për të parë më në detaje zemrën dhe enët e mëdha të gjakut (ekokardiografia fetale). Ky nivel kontrolli është i mundur në sajë të aparaturave moderne ekografike që disponon Spitali Hygeia dhe nga stafi i specializuar në këtë drejtim.
Stomaku duhet të jetë i dukshëm poshtë zemrës. Foshnja juaj gëlltit një pjesë të likidit amniotik në të cilin pluskon. Kjo bën që stomaku të shihet si flluskë e zezë. Veshkat. Mjeku ekograf kontrollon nëse fëmija ka dy veshka dhe nëse urina rrjedh lirisht në fshikëz. Nëse fshikëza është e zbrazur, ajo duhet të mbushet gjatë kontrollit të ekos dhe do të jetë më lehtë për t’u parë. Fëmija juaj ka filluar që prej disa muajsh, të urinojë çdo gjysmë ore!
Duart dhe këmbët ekzaminohen dhe shikohen gishtat e duarve dhe të këmbëve.
Placenta, kordoni ombilikal dhe likidi amniotikkontrollohen të gjitha. Placenta mund të jetë në murin e përparmë apo të pasmë të mitrës suaj, zakonisht sipër (ose fundus), ndaj mund të përshkruhet si «fundike» në raportin tuaj të ekos. Shumë placenta përshkruhen si “previa», pasi arrijnë deri poshtë apo mbulojnë qafën e mitrës (cerviksin).
Nëse placenta juaj është previa, një ekografi tjetër do të programohet për tremujorin e tretë, kohë në të cilën një pjesë e mirë e placentave largohen nga cerviksi. Mund të numërohen tri enët e gjakut në kordonin e kërthizës. Duhet të ketë sasi të mjaftueshme të lëngut amniotik që rrethon beben dhe e lejon të lëvizë lirisht në këtë fazë.
Nëpërmjet kësaj ekografie analitike mund të zbulohen rreth 70% e malformacioneve serioze të trashëguara dhe deri në 40% e malformacioneve të lehta të trashëguara, ndërsa nuk mund të diagnostikohen zhvillimi i vonuar mendor dhe sindromat gjenetike të rralla.
Ekografia morfologjike në Departamentin e Obstetri – Gjinekologji Hygeia realizohet nga mjekët specialistë të mjekësisë Fetale, Dr. Dimitrios Sarikostas dhe Dr. Antonios Psarakis.
Për t’u lidhur me mjekët specialistë Dr. Dimitrios Sarikostas & Dr.Antionios Psarakis, kontaktoni : 04 23 90 000