Shumë prej nesh padashur po i shkatërrojnë dhëmbët me zakone të përditshme të tilla si ngrënia e frutave të thata ose konsumimi i çajit në sasi të mëdha, ka paralajmëruar një ekspert.
Dr.Tariq Idrees nga Mançesteri thotë se njerëzit bëjnë një sërë gabimesh të thjeshta, të cilat dëmtojnë rëndë dhëmbët. Për shembull, noti mund të dëmtojë buzëqeshje tonë si pasi klori është i lidhur me erozionin e smaltit.
Ja 10 zakonet që po na shkatërrojnë buzëqeshjen:
1. Akulli në pije
Temperaturat e ftohta të kubeve të akullit mund të shkaktojnë thyerje dhëmbësh. Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike në sipërfaqen e smaltit, të cilat mund të çojnë në probleme të mëdha të dhëmbëve me kalimin e kohës.
2. Ngrënia e frutave të thata
Të gjitha frutat e thata janë të tmerrshme për dhëmbët tuaj. Ato kanë shumë acid.
3. Vera
Vera është veçanërisht e keqe për dhëmbët tuaj, sepse vjen nga rrushi, një frut ky me acid. Disa verëra janë më të keqia se të tjerat, verë e bardhë është më shumë acide se e kuqja.
Ekspertët këshillojnë të mos e mbani verën shumë nëpër gojë, në mënyrë që të shmangni sa më tepër mbulimin e dhëmbëve me acid.
4. Ujii ngrohtë me limon, çaj dhe kafe
Jo, vetëm që shkaktojnë njolla në dhëmbët tuaj, por i kalbin ato. Çaji ka efekt më të fortë nxirës për dhëmbët se kafja.
Shumë femra pijnë ujë me limon, si një alternativë të shëndetshme në vend të çajit dhe kafes. Kjo shkakton prishjen e dhëmbëve, pasi i gërryen ato.
5. Noti
Nëse notoni shpesh në pishinë, duhet të kuptoni se jeni duke i bërë dëm dhëmbëve tuaj. Kimikatet që kanë pishinat, veçanërisht klori, janë të lidhura me erozionin e smaltit.
Këshillohet të mbahet goja mbyllur, kur jeni duke notuar në pishinë, po ashtu edhe në det.
6. Furçat e forta
Disa njerëz mendojnë se së më e fortë furça e dhëmbëve, aq më mirë. Por s’është kështu. Me moshën, mishrat spostohen dhe rrënjët e dhëmbëve bëhen më të ekspozuar, shpesh duke rritur ndjeshmërinë. Një furçë me fije të forta mund të irritojë mishrat dhe të çojë në dhëmbë të ndjeshëm.
7. Lajra më shumë se ç’duhet
Larja e dhëmbëve dy herë në ditë (në mëngjes dhe në darkë) është e mjaftueshme. Shumë njerëz i lajnë më shumë dhëmbët, pas çdo vakti. Por nëse keni konsumuar pije acide, si “cola” e më pas lani dhëmbët rrezikoni të dëmtoni smaltin.
Ndaj prisni të paktën një orë pas një vakti, kjo do t’i japë pështymës tuaj një shans për të neutralizuar acidin.
8. Hani shumë fruta
Frutat janë shumë acide dhe veçanërisht të dëmshme për dhëmbët. Ato kanë plot sheqer dhe acide.
Acidi çon në erozion të dhëmbit. Ndaj njerëzit bëhen konfuzë sepse në një anë mjeku i këshillon të hanë 5 herë në ditë fruta, nga ana tjetër dentisti u thotë të kundërtën.
Si duhet vepruar?
Pini ujë dhe hani ushqim me cilësi neutralizuese, të tillë si djathi, që mund të ndihmojë në uljen e efektit negativ në dhëmbë.
9. Pirsing në gjuhë dhe dhëmbë
Njerëzit që kanë pirsing në gjuhë ose dhëmbë kanë probalitet me të lartë të dëmtuar dhëmbët e tyre, se ata që nuk kanë.
10. Përdorimi i dhëmbëve si ‘vegla pune’
Shumë prej nesh i përdorin dhëmbët për punë të çuditshme, për të këputur një pe, hapur një qese, hequr një kapak, etj.
Kjo është shumë e rrezikshme, sepse rrezikojmë të thyejmë dhëmbët. Ndaj mbani mjete të tilla si gërshërë ose pinca dhe ruani shëndetin e dhëmbëve.
Burimi: DailyMail