Zjarr në kabinën elektrike në fshatin Asim Zeneli, 7 km në lindje të Gjirokastrës. E gjithe zona ka mbetur pa rrymë elektrike.
Burime nga PMNZSH konfirmojnë se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po luftojnë me flakët për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
Sipas shefit të PMNZSH Kujtim Bizhga, zjarri ka ardhur si pasojë e ngarkesës së rrjetit elektrik ç’ka e dha në shpërthimin e zjarrit tek kabina. Nuk regjistrohen pasoja në njerëz.