• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Argumentat pro e kundër prokurorit Gentian Osmani. KPA, vendimi më 31 Korrik

23:27 : 24/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe pritet që, në datë 31 Korrik, të japë vendimin për konfirmimin ose jo në detyrë të prokurorit Gentian Osmani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Osmani u konfirmua në detyrë të 2 Gusht 2018 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kundër këtij vendimi reagoi menjëherë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i kërkoi Komisionerit Publik mundësinë e ankimimit të këtij vendimi.

Komisioneri Publik paraqiti ankimin në nëntor 2018 para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Seancat në KPA për rastin ‘Osmani” nisën në Qershor 2018. Në përfundim të tre seancave, trupa e shkallës së dytë të Vetingut ftoi Komisioneri Publik dhe subjektin Gentian Osmani të paraqisnin konkluzionet e tyre.

Në seancën përmbyllëse, zhvilluar mesditën e kësaj të Mërkure, Komisioneri Publik, Darjel Sina, i qëndroi kërkesës së tij për shkarkimin nga detyra të subjektit Gentian Osmani. Ky i fundit, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit në detyrë.

Lexo edhe:

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

Qëndrimi i Komisionerit

Në konkluzionet përfundimtare, Komisioneri Publik renditi një seri problematikash mbi kriterin e pasurisë së prokurorit Osmani.

Komisioneri Sina konstatoi se subjekti i rivlerësimit, Gentian Osmani ka pamjaftueshmëri burimesh për blerjen, në vitin 2017, të një apartamenti me sipërfaqe 96 m2, në Tiranë.

Të njëjtën problematikë, Komisioneri Publik konstatoi edhe për blerjen e një apartamenti të porositur në vitin 2009 dhe të marrë në pronësi në vitin 2016. Për këtë apartament, subjekti Osmani ka paguar 67.800 euro dhe e ka shitur në vitin 2016 në vlerën 80 mijë euro. Të ardhurat nga ky transaksion janë përdorur nga Osmani për blerjen e apartamentit në vitin 2017.

Në vijim, Sina deklaroi para trupës së KPA-së se ai i vlerëson pa burime të ligjshme financiare huanë e marrë prej subjektit Osmani nga një familjar i tij, si edhe pagesën e kësteve për këtë hua.

Komisioneri Publik rrëzoi gjithashtu edhe provat e reja, të paraqitura nga Gentian Osmani në seancat pararendëse të zhvilluara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas tij, deklarimet e subjektit janë në nivelin e pretendimeve, por nuk arrijnë të justifikojnë ligjshmërinë e burimit financiar.

Dariel Sina deklaroi gjithashtu se, edhe nëse huaja do të konsiderohet e ligjshme, sërish subjekti Osmani nuk justifikon me burime të ligjshme këstet e pagesës së saj.

Në përfundim të fjalës së tij, Komisioneri Publik, Darjel Sina, arriti në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit, Gentian Osmani nuk mbulon me burime të ligjshme transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme, si edhe nuk mbulon shpenzimet dhe kursimet me të ardhurat e viteve 2009 dhe 2012.

Duke mbyllur parashtrimet e tij, Sina kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit Osmani.

Më herët, Komisioneri Publik tërhoqi kërkesën e tij mbi 3 episode në karrierën e prokurorit Osmani, për të cilën kishte marrë një denoncim publik, ky parashtroheshin dyshime për përfshirje në raste korruptive.

Në seancën e kaluar, Komisioneri Publik deklaroi se, në bazë të informacionit të marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, të dhënat e paraqitura në denoncimin anonim, nuk përputheshin me faktet.

Qëndrimi i subjektit Osmani

Pas fjalës së Komisionerit Publik, trupa gjyqësore i dha fjalën mbrojtjes së prokurorit Osmani. Avokati i anëtarit të KLP-së, në mbrojtjen e tij, iu referua kryesisht konstatimeve të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Ky insititucion, në cilësinë e mbështetësit të aktivitetit të procesit të Vetingut, kishte konstatuar në raportin e tij se prokurori Gentian Osmani ka burime financiare të ligjshme për justifikimin e pasurisë, nuk ka kryer fshehje dhe as deklarim të rremë.

Gjithashtu, mbrojtja e prokurorit Osmani kërkoi nga trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të marrë në konsideratë provat e paraqitura në seancat pararendës, në bazë të të cilave, sipas subjektit, provohet ligjshmëria e burimeve të tij financiare.

Gentian Osmani, ish-zv.drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në dhjetor 2018, pasi kishte kaluar me sukses fazën e parë të procesit të Vetingut.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025
AKTUALITET

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025
AKTUALITET

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025
SPORT

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025
Para

“Nuk je Zot”/ Gent Zenelaj mesazh Ramës: I dashur Kryeministër, duhet shumë mender teje prapanicë që...

TË GJITHA

Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale në Elbasan

11:35 : 11/05/2025

Korreshi: Njerëz të armatosur në qendra votimi në Lushnjë

11:32 : 11/05/2025

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi

11:25 : 11/05/2025

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com