Dy turistë çekë të cilët udhëtonin me një motoçikletë janë aksidentuar rrugës për në Theth, në rrethin e Shkodrës.
Motoçikleta ka përfunduar në humnerë pranë vendit të quajtur “Ujëvara e Gjeçaj”.
Nga aksidenti, dy turistët kanë pësuar thyerje gjymtyrësh, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.













