• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Admir Teli: Partizan, me azerët ia del vetëm në…

10:47 : 13/07/2019
në SPORT

Admir Teli ishte shqiptari i parë që luajti me fanellën e Karabakut. Mbrojtësi shkodran u transferua nga Turqia në Azerbajxhan në vitin 2009 dhe për shtatë sezone radhazi fitoi gjithçka me skuadrën që sot është kundërshtari i Partizanit në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Teli-Ronaldo

Prej tri vitesh ish-lojtari i Kombëtares shqiptare është tërhequr nga futbolli. Dje, Teli pranoi të fliste ekskluzivisht për “Panorama Sport” për rivalin e Partizanit, shanset që kanë të kuqtë, takimin me trajnerin Gurban Gurbanov, por jo vetëm. Këshilla e 38-vjeçarit për të kuqtë është e thjeshtë.

“Nëse do që të shpresojë te kualifikimi, atëherë nuk duhet të tërhiqet gjithë kohës dhe të presë kundërshtarin në zonën e vetë, sepse kështu do të jetë shumë e vështirë”, thotë ndër të tjera Teli, i cili parashikon një Karabak të frikshëm në Baku. Ai zbulon se azerët presin rikthime të rëndësishme në ndeshjen e kthimit. Një prej tyre është mbrojtësi i majtë brazilian, Ailton, i cili konsiderohet si një lojtar që bën diferencën te azerët.

Admir, çfarë përshtypje ju la Partizani-Karabak? Ishte barazimi rezultati më i drejtë apo jo?

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

E ndoqa me shumë interes dhe mendoj se u bë një ndeshje e bukur, që deri në minutat e fundit ishte e hapur për të dyja ekipet. Të them të drejtën, e kisha parashikuar që Karabaku do të dominonte në zotërimin e topit, duke qenë se e njoh mirë stilin e lojës që bën trajneri Gurbanov. Nga ana tjetër, prisja më shumë besim dhe më shumë volum loje nga Partizani, gjë që ndodhi vetëm në minutat e para të pjesës së dytë dhe aq. Mendoj që Partizani si ekip duhet të kishte më tepër besim në vetvete, gjë që nuk ndodhi.

Teli

Keni folur me trajnerin e Karabakut, Gurbanov, para ndeshjes?

Normalisht që trajnerin e kam takuar para ndeshjes dhe kam biseduar për shumë gjëra, ngaqë kisha edhe kohë pa e takuar. Marrëdhënia ime me të vazhdon të jetë shumë e mirë dhe ruaj kujtime të bukura si nga ana profesionale, ashtu edhe marrëdhënia njerëzore. Është diçka normale, sepse kam punuar 7 vite me të dhe vazhdoj të ruaj të njëjtin respekt.

Besoj se ju ka pyetur për Partizanin. A i dhatë ndonjë informacion që ai ndoshta nuk e dinte?

Të them të drejtën, nuk kam folur fare për Partizanin me Gurbanovin dhe as më ka pyetur. Më besoni për këtë, sepse ai punon me një staf të madh, që e informojnë deri në detaje për çdo gjë lidhur me Partizanin. Gurbanov nuk priste që unë t’i jepja ndonjë informacion që nuk e dinte.

Tashmë që ndeshja e parë përfundoi 0-0, si i shikoni shanset e Partizanit në kthim për një kualifikim të mundshëm?

Kualifikimin e Partizanit e shoh të vështirë, sepse mendoj që ekipi i Karabakut do të jetë edhe më i fortë në Baku. Duhet të dini se Karabaku në Tiranë ka pasur disa mungesa të rëndësishme dhe, me sa kam unë informacion, do t’i rikthehen dy lojtarë kryesorë në ndeshjen e radhës. Kjo mendoj se e vështirëson ndeshjen dhe do të ndikojë në dëm të Partizanit, por kjo s’do të thotë që të kuqtë s’kanë shanse, sepse kualitetet individuale nuk u mungojnë.

Admir Teli me trajnerin e Karabakut, Gurbanov, para sfidës ndaj Partizanit...

Admir Teli me trajnerin e Karabakut, Gurbanov, para sfidës ndaj Partizanit…

Çfarë duhet të bëjë Partizani në Baku për të besuar te një mrekulli?

Duhet të besojë më shumë dhe të tentojë që të përfitojë nga gabimet e Karabakut gjatë lojës. Unë mendoj se nuk duhet të bëjë të njëjtën lojë që bëri në Tiranë. Pra, nuk duhet të tërhiqet gjithë kohës dhe të presë kundërshtarin në zonën e vet, sepse kështu do të jetë shumë e vështirë.

Në ndeshjet në shtëpi çfarë ka të veçantë Karabaku?

Shikoni, Karabaku nuk i mban shpresat te një lojtar apo dy. Forca e tyre është loja në grup dhe një rol të rëndësishëm te ky stil loje dhe suksesi që kanë ndër vite, është dora e trajnerit. Çdo lojtar që ka qenë pjesë e kësaj skuadre dhe që vazhdon të jetë, s’mund të dalë nga detyrat që jep trajneri. Pastaj, normalisht, kualitetet janë te ky ekip, por e them edhe një herë është loja në grup dhe roli i trajnerit me stilin që ka injektuar ndër vite. Kjo ka bërë diferencën.

Teli

Është më mirë apo më keq për Partizanin që do të luhet në një stadium të vogël si “Dalga Arena” dhe jo në atë olimpik të Bakusë?

Për sa i përket stadiumit, gjykoj se është në favor të Partizanit. Ndeshja luhet në një impiant më të vogël se ai që zakonisht Karabaku zhvillon ndeshjet në Europë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Dokumenti+VIDEO/ Zhurmat në mesnatë në plazhe, policia tremb bizneset, zbulohet dokumenti, ja deri kur...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com