Një familje shqiptare në Selanik; babai, nëna dhe vajza, kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.
Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave. Bashkëshortët përkatësisht nga 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, teksa po udhëtonin me makinë.
Mësohet se ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, e cila ishte fshehur brenda kukullave.
Policia greke raportoi se makina me të cilën u kapën çifti i bashkëshortëve rezulton në pronësi të vajzës së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën doza kokaine, si dhe u sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.
Policia pas kontrollit të ushtruar arrestoi edhe vajzën 20 vjeçare.