Ish-zv.ministri i Norvegjisë për peshkim, Svein Ludvigsen, u dënua me 5 vite burg pasi abuzoi seksualisht me azilkërkueset..
Sipas akuzës, ai ka abuzuar me tre azilkërkues në këmbim të lejeve të qëndrimit.
Ludvigsen tashmë ka marrë dënimin, për akuzat e abuzimeve me azilërkues, njëri prej të cilëve ishte minoren.
Sipas mediave të huaja, akuzat ndaj tij lidhen me fakte të ndodhura në periudhën 2011 – 2017.
Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesi konservator skandinav ishte guvernator rajonal. Viktimat janë tre emigrantë të rinj, një prej të cilëve në atë kohë minoren, që vinin nga Azia dhe Afrika.
Sipas prokurorisë, Ludvigsen kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të lejeve të qëndrimit.















