Nga policia e Gjirokastrës është shpallur në kërkim Dhimitër Bello, banues në fshatin Kërrë, Dropull pasi në një ambient të hapur të territorit të postës së policisë Dropull mbillte drogë.
Mësohet se ai drogën e kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar, ku kishte bimë narkotike kanabis dhe fidanë në kubik. Droga është asgjësuar nga policia.













