SHBA shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun 1776 Ditëlindjen e saj – 243 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë ditë të veçantë për SHBA, nuk mund të mungonte dhe një postim nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në Facebook Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve🇦🇱🙏🇺🇸” të cilën e shoqëron me një foto të flamurit amerikan me mbishkrimin “God Bless America” (Zoti e bekoftë Amerikën).