• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkitë lëshojnë dorën me lejet e ndërtimit para zgjedhjeve, të ardhurat nga taksa rriten me 58%

08:20 : 28/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Bashkitë në të gjithë vendin rritën të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me 58% në tremujorin e parë 2019, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë si pasojë e intensitetit më të lartë të lejeve të ndërtimit të dhëna për këtë periudhë.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 2.4 miliardë lekë, rreth 1.4 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm, apo rreth 1.4 herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat u dhanë në raportin financat publike vendore, në tremujorin e parë 2019.

Të hyrat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijojnë të përfaqësojnë një burim të rëndësishëm dhe qenësishëm në buxhetin vendor: në tremujorin e parë të vitit 2019 të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 68.9% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 44.7% ndaj totalit të të ardhurave nga burimet e veta vendore.

Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi, apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri në 8% të çmimit të shitjes për metër katror.

Në Bashkinë e Tiranës, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 8%, ndërsa në bashkitë e tjera 4%.

Lexo edhe:

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Analiza e zhvillimit të financave vendore tregon se të ardhurat e larta të grumbulluara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë sinjalizojnë për varësi të lartë të buxhetit vendor nga kjo taksë dhe rreziqe të shtuara varësisht natyrës ciklike të saj. Gjithashtu, mund të ndodhë që bashkitë të zhvendosin preferencat për likuiditet në terma afatshkurtër, në kurriz të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë.

Përjashtuar të ardhurat për TNI nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë në vend mblodhën rreth 1.8 miliard lekë nga kjo taksë, në rritje me rreth 95.6% në terma vjetorë.

Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për vijimësi të presioneve zhvillimore, ndonëse ky presion është përqendruar kryesisht në bashkinë Tiranë.

Zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të reja të ndërtimit, nga një anë, ndikon pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga TNI për bashkitë, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme

Në nivel mesatar, të ardhurat nga TNI (nga ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga legalizimet) përfaqësuan rreth 68.9% të të ardhurave nga taksat vendore në tremujorin e parë të vitit 2019, raport ky në rritje me rreth 23.2 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Për rreth 9.8% të bashkive (8 nga 61 Bashki), të ardhurat nga kjo taksë qëndrojnë mbi mesataren kombëtare. Ndërkohë, në rreth 11.5% të bashkive të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore duke reflektuar deri diku edhe presione më të ulëta zhvillimi./Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025
Para

I dënuar për prostitucion, pengmarrje dhe përdhunim. Ja kush është vlonjati që ju sekuestruan milliona euro pasuri

TË GJITHA

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com