Njihet për videot dhe postimet pikante në rrjetet sociale kundër qeverisë Rama. Bëhet fjalë për korçarin e famshëm, Ilir Vrenozi, i cili ditën e sotme ka qenë në kryeqytet dhe ka shkuar tek kryeministria.
Në videon e publikuar në profilin e tij, ai bërtet poshtë zyrës së Ramës “Danke Peter” dhe “Rama Ik”, duke falenderuar gazetarin gjerman të gazetës BILD për publikimin e përgjimeve, ku nxirrnin zbuluar rilindjen për blerje votash në zgjedhjet e 2017-tës.
VIDEO