• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Si po i pengon Ministria e Arsimit maturantët për të studiuar jashtë shtetit

09:37 : 17/06/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Mijëra mataurantë në të gjithë Shqipërinë kanë dhënë në datat 7 dhe 12 dy prej provimeve finale që ata kanë.

Mirëpo për asnjë nga këto provime nuk ka informacion. Ende nuk kanë dalë notat e provimeve, kur jemi gati 10 ditë nga provimi i parë.Vonesa të tilla përkthehen në pezullim për ata maturantë të cilët duan të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit.

Shtete si Gjermania etj. kërkojnë që dosjet me dokumentat përkatëse të aplikantëve për studime të mbërrijnë në këtë shtet përpara datës 15 Korrik.

Por nëse provimi i fundit i maturantëve është me datë 24 dhe korrigjimi merr gati dy javë, marrja e diplomave brenda afatit që kërkon Gjermania është e pamundur, pasi duhet të ndiqen një sërë procedurash, deri në dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm në Gjermani.

Nuk ka zgjatur asnjëherë kaq shumë korrigjimi dhe prapë prindër e nxënës janë torturuar për të kapur afatet deri në sekondën e fundit. Ministria e Arsimit harxhoi fonde për tendera skanimi të provimeve dhe tani rezulton që me skanim vonohet më shumë se korrigjimi nga mësuesit.

Lexo edhe:

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

“Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi citon SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me origjinë nga Kosova, mesa duket  nuk ka hallin e nxënësve shqiptare. Dhe mbase nuk është informuar rreth këtyre problemeve. Ajo as që takon njerëz dhe as e takon njeri. Nuk është njeri politik dhe nuk është as në fushatë ku mbase ia sqaron ndonjëri. I thanë bëje me skanim, bëri tenderin për skanimin. Se kur mbaron skanimi nuk është halli i saj.

Hallin e kanë prindërit dhe gjimnazistët. Pasi të korrigjohen provimet, duhet që të gjitha rezultatet te hidhen në sistem. Të hapet sistemi për gjimnazet dhe të fillojë printimi i dëftesave.

Pastaj prindër dhe nxënës, nëse ky proces me ndihmën e Zotit arrin të mbarojë para datës 5 Korrik, duhet të rrinë në rradhë tek drejtoritë arsimore ku siglohet dokumentacioni.Pastaj dëftesa duhet dërguar në ministrinë e Jashtme, teK ministri tjetër me origjinë kosovare, Gent Cakaj, që nuk është as njeri politik, s’është as në fushatë.

Dhe te ministria e Jashtme kanë bërë revolucion. Nuk ka radha. Ministria e Jashtme i do me postë, se duhet të paguhet edhe shërbimi “TNT”. Po i nise dokumentat me postën shqiptare zor se të mbërrin në kohë, përveçse duhet të fillosh dezhurnin tek dera e postës.

Detyrimi që dokumentat për vulën apostile duhet të niseshin me postë, u shoqërua menjëherë me shtimin e vështirësive dhe gabimeve për dokumentat që përcilleshin me postën shqiptare. Duhen nxitur hallexhinjtë që të përdorin privatin e duhur.Kështu,vit pas viti, pas çdo halli që prindër e nxënës kalojnë në grup, çdo fillimKorriku, ministritë shtojnë tenderat, shtojnë shpenzimet, fusin në lojë privatet. Dhe, vit pas viti, halli i prindërve e gjimnazistëve bëhet edhe  më i madh.Vjet dëftesat dolën vetëm në 10 Korrik.

Duke i masakruar në mes të vapës hallexhinjtë e rradhës. Vjet, megjithëse provimet u korrigjuan brenda tre ditëve, nga dita kur bëheshin, u deshën gati tre javë të dilnin dëftesat. Sivjet as që ka filluar korrigjimi.Gjimnazistët po rrezikojnë seriozisht të humbin një vit nga dy ministra Kosove, që s’e kanë idenë se çdo të thotë kjo për prindërit dhe vetë gjimnazistët./CNA.al.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi citon SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira

12:23 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare

12:14 : 05/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
Para

Prapaskenat në KAS/ Skënderbeu, negociata për 5 milionë euro dhe një plan “B” i frikshëm

TË GJITHA

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025

“Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi citon SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira

12:23 : 05/11/2025

Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare

12:14 : 05/11/2025

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com