Në kuadrin e konsultimeve për caktimin e datës së re për zhvillimin e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta ka vijuar kontaktet me drejtues të partive politike.
Në Presidencë ka nisur takimi mes Metës dhe Shpëtim Idrizit, kryetar i PDIU-së. Një ditë më parë Meta takoi drejtuesit e partive të përfshira në grupimin e djathtë dhe më pas ishte Paskal Milo, aleat i Edi Ramës, që është takuar me Presidentin.
Gjatë ditës së sotme Meta gjithashtu ka pritur në takim Koço Kokëdhimën, kryetar i Zgjidhjes.
Nga takimet e djeshme, është përshëndetur vendimi i marrë nga Meta për të çdekretuar datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve.
Madje i është bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë.