Këshilli Kombëtar i PD-së pritet të miratojë sot krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Propozimi është bërë nga kryesia e PD-së, ndërsa Këshilli pritet të formalizojë krijimin e Aleancës.
Kjo e fundit do të përbëhet nga elita e shoqërisë, njerëzit e paangazhuar dhe rinia dhe synon t’i japë fund tranzicionit nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Ne duhet të bëjmë shqiptarët bashkë, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por për të ndyshuar Shqipërinë.
Ky ndryshim nuk mund të bëhet duke përjashtuar, por duke përfshirë”, deklaroi Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD