Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar, kryesisht sepse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.
Shpesh të dy artistët lënë për t’u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gati duket sikur po luajnë me të gjithë vëmendjen që u kushtohet.
Por edhe pse nuk janë bashkë siç kanë deklaruar së fundmi Ronela vazhdon ta mbështesë Young Zerkën me projektet etij.
Kështu ka bërë me këngën e tij të fundit të cilën këngëtarja e ka shpërndarë në Instastory, me përshkrimin “SUPER!”
Siç dhe duket ndarja e tyre është shumë miqësore dhe nuk ka konflikt.