• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e Dakos/ Ish-Presidenti thirrje PS: Merrni përgjegjësitë, Rilindja dhe delet e mafiozëve…

18:48 : 05/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara sot në të përditshmen BILD.

Nishani shprehet se sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

Në postimin e tij në rrjet, Nishani i ka drejtuar një thirrje socialistëve për të reaguar.

“Partia Socialiste është një parti e madhe pa dyshim.  Ka potencialet e saja të përfaqësimit dhe vlerave për aq sa ka.

Ajo nuk duhet ngarkuar dhe profilizuar me atë çka është sot identiteti i plotë i “rilindjes”.

Lexo edhe:

EMRI/ Zhduket pa gjurmë ish-gardisti në Bulqizë, familja apel për ndihmë

Aksidentohet rëndë turisti në Përmet, ambulanca vonohet 2 orë

Por ata sot duhet të ndihen jo vetëm të mashtruar e të keqpërdorur por duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë përkatëse për dëmin e shkaktuar nga vatha e “rilindjes” dhe delet e mafiozëve që kanë dominuar shtetin në emër të tyre”, tha Nishani.

Postimi i Bujar Nishanit

Publikimi i përgjimeve nga gazeta Bild nuk është thjesht denoncimi se si disa gangstere blejnë ca vota për pushtetin apo që kërcënojnë e shantazhojnë votuesit e opozitës. Jo !

Sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

Përgjimet e Bild janë veçse një pjesëz e batakut të madh e të qelbur të të ashtuquajturave zgjedhje të 2017 !

Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut të mafies shqiptare të krijuar që prej 2013-s, rritur e forcuar në kulminacionin e saj më 2017 dhe sot në 2019 ka shtrirë metastazat e saja në çdo pjesë të shtetit tonë, duke helmuar çdo pjese të të gjitha pushteteve.

“Para-forcë-pushtet-para”, është gardhi rrethues i vathës ku janë mbledhur grabitës të lirisë dhe të drejtave më fondamentale të shqiptarëve, mashtrues e spekullantë, avoketër e maska të vetë mafias shqiptare.

Manipulatorët e zgjedhjeve, zhvatësit e pasurisë, pushtuesit e institucioneve, deformuesit e medias, asgjesuesit e drejtësisë.

Të gjithë këta bashkë si zhbërës të Shqipërisë dhe persekutorë të shqiptarëve tashmë në kohërat moderrne.

Këta, që deri dje i quanin shqiptarët çdo ditë si “dele”, sot dolën cullak të jenë këta vetë dele të vathës së mafies shqiptare.

Përgjimi i mafiozëve të Shijakut tregoi alternativën, programin, premtimet, angazhimet elektorale të “rilindjes”, tregoi vizionin e modelin e saj qeverisës.

Tregoi zgjedhjet vetë !

Përgjimi mafiozëve të Shijakut tregoi në të vërtetë standardin e reformës në administratën publike.

Përgjimi i mafizove të Shijakut në 2017, tregoi ku jemi sot në 2019 dhe se kush kërkon të na qeverisë, drejtojë, edukojë, kulturojë, prosperojë, perfaqësojë neve edhe më tej.

Partia Socialiste është një parti e madhe pa dyshim.

Ka potencialet e saja të përfaqësimit dhe vlerave për aq sa ka.

Ajo nuk duhet ngarkuar dhe profilizuar me atë çka është sot identiteti i plotë i “rilindjes”.

Por ata sot duhet të ndihen jo vetëm të mashtruar e të keqpërdorur por duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë përkatëse për dëmin e shkaktuar nga vatha e “rilindjes” dhe delet e mafiozëve që kanë dominuar shtetin në emër të tyre.

Situata sot në Shqipëri është emergjencë !

Asnjë hetim normal, i pavarur dhe i plotë nuk mund të bëhet pa u larguar kjo qeveri dhe kreu i saj nga pushteti absolut që ka vendosur mbi të gjitha institucionet e vendit e specifikisht mbi prokurorinë e kapur egërsisht prej tyre.

Sot emergjente është dorëheqja e menjëherëshme e kësaj qeverie dhe kryeministrit aktual.

Emërimi i një Prokurori të ri të Përgjithshëm dhe të një Task-Force hetimore prokurorësh ndërkombëtarë me konsensusin e opozitës.

Hapja e hetimeve kombëtare antimafia për krimet elektorale në zgjedhjet e 2017 dhe atyre të parakohëshmet në bashkitë e Korçës dhe Peshkopisë.

Asnjë reformë e thellë kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve të forta e të pavarura, apo zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të mund të bëhet në këtë vend pa patur një hetim të plotë dhe përballje me ligjin të mafies së instaluar në pushtet.

Kush mendon se kjo do të kalojë pa penalizim ligjor apo do të lihet në harresë konsensuale, gabon rëndë.

Qeveria e ardhëshme do të duhet që në vendimin e saj Numër 1, ti shpallë luftë mafies! Luftë në kuptimin e plotë dhe gjithë dimensional të fjalës dhe aktit.

Kjo luftë do të shpëtonte dhe vetë delet nga vatha e mafias.

Ato mund të shpërndahen edhe nëpër pyll por të paktën do të dalin prej asaj vathe.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Zhduket pa gjurmë ish-gardisti në Bulqizë, familja apel për ndihmë

15:50 : 06/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksidentohet rëndë turisti në Përmet, ambulanca vonohet 2 orë

15:43 : 06/06/2026
AKTUALITET

Salillari fitues për autostradën Milot Balldren/ PD: Abuzim! Do ‘zhvaten’ xhepat e qytetarëve

15:39 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Plaçkitësit i sulen’ Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat për fshat turistik

15:30 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen…

15:24 : 06/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

15:15 : 06/06/2026
Para

"Misioni filloi!"/ Gjest human i vëllezërve korçarë, ja çfarë do të bëjnë

TË GJITHA

EMRI/ Zhduket pa gjurmë ish-gardisti në Bulqizë, familja apel për ndihmë

15:50 : 06/06/2026
Foto ilustruese

Aksidentohet rëndë turisti në Përmet, ambulanca vonohet 2 orë

15:43 : 06/06/2026

Salillari fitues për autostradën Milot Balldren/ PD: Abuzim! Do ‘zhvaten’ xhepat e qytetarëve

15:39 : 06/06/2026

‘Plaçkitësit i sulen’ Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat për fshat turistik

15:30 : 06/06/2026

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen…

15:24 : 06/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

15:15 : 06/06/2026

Sekuestrimi i vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi, Bardhi: SPAK të rikërkojë arrestimin

15:07 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetholiganbetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş