• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letrat e Ramës, ja nga se vuan kryeministri/ “Çrregullimi i personalitetit, e bën atë ta paraqesë veten…”

18:23 : 27/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti Luçiano Boçi, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me 6 letrat publike që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Boçi shkruan se pavarësisht se letrat e tij kanë një adresim formal, ato nuk i drejtohen Bashës, i drejtohen vetë Ramës.

“Ose thënë me gjuhën e mitit, Rama qëndron para letrave të tij pellg, i dashuruar me atë që shkruan për veten, i ulur përballë pa lëvizur.

Nacisizmi është një çrregullim personaliteti, me shumë pasoja për ato që e mbartin dhe për ato me të cilët personi narcistik ndan marrëdhëniet familjare, sociale e të punës”, shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçi

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Narcisi i famshëm, i dashuruar me pamjen e vet në sipërfaqen e pellgut të ujit, sipas një varianti, qëndroi i palëvizur nga aty deri në vdekje, pa dëgjuar as thirrjet e atyre që nuk e donin e as lutjet e atyre që e donin.

Sipas një varianti tjetër, në përpjekjen e tij për të arritur pasqyrimin e vetes se dashuruar, u mbyt në ujë.

Ky është pak a shumë miti që përjetësoi gjendjen psikike të individit, i cili vuan nga dashuria e sëmurë e mbivlerësimi i vetvetes, të quajtur narcisizëm.

Nacisizmi është një çrregullim personaliteti, me shumë pasoja për ato që e mbartin dhe për ato me të cilët personi narcistik ndan marrëdhëniet familjare, sociale e të punës.

As më shumë e as më pak, Rama me letrat e tij, por dhe në të gjithë harkun kohor të qenurit tij në aktivitet politik, përshfaqet qartazi si një narcist i sëmurë, i pandreqshëm.

Pavarësisht se letrat e tij kanë një adresim formal, ato nuk i drejtohen Bashës. i drejtohen vetë Ramës. Ose thënë me gjuhën e mitit, Rama qëndron para letrave të tij pellg, i dashuruar me atë që shkruan për veten, i ulur përballë pa lëvizur.

I betuar deri në vdekje. Rama i shkruan Ramës së pasqyruar.

Në ndryshim nga miti, uji nuk del nga burimi, por është i kënetës që vetë Rama ka krijuar në këto vite.

Çrregullimi i personalitetit, e bën atë ta paraqesë veten me nota të thekshme dashurore në një delirim total. Prandaj ai midis rreshtave e letrave e sheh dhe e përshkruan veten si të pafajshëm, duke qenë delinkuent. Të qashtër, duke qenë i pisët. Që nuk ka blerë, vjedhur e ka grabitur vota, ndërkohë që është kapur në përgjime. Që nuk ka bërë deputetë kriminelë e trafikantë, ndërkohë që është e provuar. Që nuk ka mbjellë korrupsion, krim, varfëri, padrejtësi, papunësi, emigracion, kanabis, koncesione e injorancë, ndërkohë që është faktuar. Që nuk ka përdorur dhunë për të marrë e mbrojtur pushtetin, ndërkohë që dihet rruga me të cilën ai erdhi në pushtet dhe me të cilën mban pushtetin. Që nuk ka burgosur njerëz të pafajshëm, të cilët luftojnë për një copë bukë. Që nuk është bërë njësh me bandat e që nuk qeveris gangsterisht bashkë me to, ndërkohë që këto i bën hapur në mes të ditës.

Madje hiqet si i fortë, politikan vizionar, i besës, kur është shfaqur para botës krejt i kundërt, meskin, i batutës bosh dhe tradhëtar i çdo gjëje me vlerë.

Narcisizmi i tij, në serinë e letrave që priten të shumohen është i plotë.

Por për të kuptuar më mirë gjendjen narcistike të Ramës, na vijnë në ndihmë përcaktimet shkencore, të cilat lehtësisht kushdo mund t’i ballafaqojë me përmbajtjen e letrave. Sipas neuropsikiatrisë,

“çrregullimi i personalitetit narcisistik, është një gjendje mendore në të cilën njerëzit kanë një ndjenjë të fryrë për rëndësinë e tyre, një nevojë të thellë për vëmendje dhe admirim të tepruar, marrëdhënie të trazuara dhe mungesë ndjeshmërie për të tjerët. Por prapa kësaj maske besimi ekstrem, gjendet një vetëvlerësim i brishtë që është i prekshëm ndaj kritikave dhe më të vogla”.

Ky përkufizim ngjan si dy pika ujë me sjelljen e Ramës.

Po nuk mbaron me kaq.

Shenjat dhe simptomat e shfaqura nga Rama e përforcojnë më shumë gjendjen e tij të rënduar.

Njerëzit me çrregullim narcistik,

kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të vetërëndësisë. Rama e quan veten qendra e botës.

Ngulmojnë që vetëm ata kanë të drejtë dhe kërkojnë admirim të vazhdueshëm dhe të tepruar. Rama investon pa pushim në këtë drejtim.

Kërkojnë që të njihen si superiorë edhe pa ndonjë arritje që e justifikon. Në të gjitha daljet Rama këtë kërkon.

Ekzagjerojnë arritjet dhe talentet personale. Zhvillojnë fantazitë për suksesin, fuqinë, shkëlqimin.

Rama shitet si artist me famë dhe njeri me suksese pa fund.

Besojnë se qëndrojnë më lartë se njerëzit e zakonshëm dhe mund të shoqërohen vetëm me njerëz të veçantë.

Lideri global vdes ta quajnë të tillë.

Monopolizojnë bisedat dhe përçmojnë njerëzit e thjeshtë të cilët ata i perceptojnë si inferiore. Talljet që Rama i bën njerëzve të thjeshtë e dëshmojnë një gjë të tillë.

Përfitojnë nga të tjerët, për të marrë atë që duan. Kanë një paaftësi ose mosgatishmëri për të njohur nevojat dhe kërkesat e të tjerëve. Grabitja dhe shpërfillja janë cilësi e Ramës.

Janë ziliqarë ndaj të tjerëve dhe besojnë se të tjerët i kanë zili.

Sillen dhe janë arrogantë.

Këmbëngulin që të kenë patjetër më të mirën nga çdo gjë, p.sh makinën ose zyrën më të mirë.

Rama është plotësisht i tillë.

Në të njëjtën kohë, njerëzit me çrregullime narcisiste të personalitetit, kanë vështirësi në trajtimin e çdo gjëje që e konsiderojnë kritikë dhe mund të bëhen agresive ndaj çdo kritike.

Bëhen të padurueshëm ose të zemëruar kur nuk marrin trajtim të veçantë.

Kanë probleme të rënda ndërpersonale.

Reagojnë me zemërim, ose përbuzje dhe përpiqen të nënvlerësojnë personin tjetër, për ta bërë veten të duken më të lartë.

Kanë ndjenja sekrete të pasigurisë, paturpësisë dhe poshtërimit.

Të gjitha këto simptoma i gjen qartazi në letrat e tij dhe në veprimtarinë e tij politike.

Narsicti modern qëndron para pellgut të letrave të tij, sikurse ai i mitit para pellgut të ujit, duke admiruar veten.

Vetëm shkulja nga aty, e shpëton.

Etiketa: BociletraRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Rama trembet për vdekje/ Ja çfarë gjeti në zyrën e tij ... (Foto)

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com