Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë me thirrjet Rama ik.
Me pankarta në duar, daulle, tepsi, flamujt e BE dhe SHBA, qytetarët kanë marshuar në bulevard, duke u ndalur poshtë dritareve të zyrës së Ramës.
Protesta ka nisur paqësore, ndërsa mbi 300 të rinj të FRPD janë angazhuar për të shmangur incidentet dhe provokimet.
Ndërkohë, kreu demokrat Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinjtë dhe të rejat e FRPD-së poi bashkohet protestuesve në bulevard, duke u nisur nga selia e PD-së.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është nisur nga selia e partisë së saj, për tu bashkuar me qytetarët pranë kryeministrisë.