Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është thirrur ditën e enjte nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për tu pyetur për ‘Dosjen 339’.
Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se Dako është marrë për 5 orë në pyetje, ku është pyetur në lidhje me personat që përmenden në përgjime, njohjet e tij me ta dhe lidhjet e tij me Avdylajt.
Ndërkohë kujtojmë që në të njëjtën ditë që Dako është thirrur në prokurori, kryeministri Edi Rama në një emision televiziv ka deklaruar se nuk mund të grihen akuzat pa pasur prova dhe fakte dhe vetëm në bazë të përgjimit të disa personave.
Ndërkohë burime për Boldnews.al, bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet që të thirren për të dhënë dëshmi edhe persona të tjerë, drejtues lokalë në Durrës për ‘Dosjen 339’, që rezultojnë pjesë e përgjimeve. Dako është pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.
Gjithashtu në prokurori do të thirren edhe gjyqtarë dhe prokurorë të Durrësit, që kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. /Boldnews.al