• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Imazhin e dëmton krimi jo protestat”/ Luan Rama kundër deklaratave

14:29 : 15/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Shkrimi i famshëm i gazetës Build dhe qëndrimi i kreut të qeverisë Rama bëri që shumë prej deputetëve apo edhe krerëve të partive të reagonin lidhur me atë që shkruhej aty. Të shqetësuar për imazhin e Shqipërisë, të gjithë njëzëri reaguna në drejtime të kundërta.

Ndër to, kundër reut të qeverisë është edhe Luan Rama i cili i bën thirrje popullit por edhe vetë Ramës të kuptojë se imazhin realisht e dëmton krimi dhekorrupsioni dhe jo protestat paqësore.

 

Deklarata

Në emër të LSI-së dua të sjell në vëmendje të qytetarëve për të bërë çështje të opinionit publik një problem thelbësor dhe prioritar, siç është ai që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë në botë.

Lexo edhe:

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Në tiradën e vet të gjatë e të bezdisshme, Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje që pavarësisht perceptimit ekstremisht në të kundërt, në thelb janë e njëjta gjë. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për kinse “imazhin e Shqipërisë në botë” nga njërën anë, dhe nga ana tjetër, për t’u paraqitur i qetë që protestat e qytetarëve dhe të opozitës nuk e lëkundin dhe nuk e rrëzojnë qeverinë, por po dëmtojnë imazhin e vendit. Natyrisht pa thënë shkakun apo arsyen e vetme se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e më shumë duke u rrënuar!

Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike.

Imazhin e një vendi e cënon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit.

Dhe pikërisht për shkak të këtij faktori themelor edhe një prej gazetave më të mëdha në botë dhe më e madhja e më shitura në Europë, siç është gazeta Bild, thotë shprehimisht se: “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”

Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar.

Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.

Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”.

Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës.

Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest.

Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
AKTUALITET

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025
BOTA

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025
AKTUALITET

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025
Para

Rama i gënjeu, studentët në protestë kombëtare/ Ja kur zhvillohet

TË GJITHA

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

16:44 : 06/07/2025

E trishtë! Orinda Huta humb njeriun e shtrenjtë

16:30 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com