• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama si Nurihani, burg kush shkruan në muret e pallatit dhe në Facebook

13:15 : 15/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

 Kryeministri Edi Rama në një moment dëshpërimi, ka urdhërur dje policinë e Elbasanit që të shoqërojë dhe nisë procedim penal për një të ri që i kishte shkruar në Facebook mesazhe që atij nuk i kanë pëlqyer.

Terrori tashmë po zbret deri poshtë në popull, me urdhër të kreut të qeverisë. Si “maniak” i madh i rrjetëve sociale, ku rri me orë të zgjatura, ditë e natë, e madje deri në orët e para të mëngjesit, Rama po kalon momente “depresive politike”, ku tashmë po mendon të rikthejë ligjin për “agjitacion dhe propagandë”. Të mbyllë çdo gojë kritike dhe çdo shkrim që i denigron figurën kryeministrore.

Të riut Rigels Topi iu sekuestrua telefoni celular si “provë e fortë” materiale, në dosjen hetimore që do bjerë në duart e vartësve të Arta Markut. Ai dyshohet se ka shkruar një mesazh kundër Ramës, në faqen e këtij të fundit. E padurueshme për kryeqeveritarin tonë. Nuk e ka pasur të vështirë të gjejë nenin që të dënon për “agjitacion dhe propagandë”…

Nëse ka harruar se kujt t’i referohet, me siguri mund tia kujtojë anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti, që po “bën” drejtësinë e re. Asgjë nuk ka ndryshuar nga e shkuara…

Lexo edhe:

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

“Gjykata e Rrethit Fier, në dt. 12.06.1989, me pjesëmarrjen e prokurores Nurihan Seiti mori në shqyrtim çështjen gjyqësore kundër Aleksandër Zarka, punëtor, i akuzuar për “agjitacion dhe propagandë”.

…Nga hetimi dhe gjykimi i kësaj çështjeje, del se i pandehuri Aleksandër Zarka është nga qyteti i Fierit dhe kohët e fundit i papunë. Ai, ndonëse rrjedh nga një familje me qëndrim të mirë, për vete, që në moshë të re, është karakterizuar nga mbeturina të huaja dhe mendime anti-socialiste, ku ka arritur që të futet në rrugën e tradhtisë ndaj atdheut…

“…I pandehuri, pasi ka siguruar më parë lëndë grafiti, në orët e natës të datës 30.04.1988, është futur në shkallët e pallateve të ndryshme të lagjeve ‘Konferenca e Pezës”, “Kongresi i Përmetit”, të lagjes “Liri” dhe asaj “Apollonia” dhe, në muret e tyre, në katet e dyta, ka shkruajtur parulla me përmbajtje armiqësore, duke shprehur fjalë fyese në drejtim të themeluesit të Partisë, e pastaj është larguar prej andej….” Kjo është një pjesë e akuzës së ngritur nga prokurorja Seiti dhe në fund Zarka u dënua me 10 vite burgim.

Çfarë rasti ideal për tu përdorur si precedent. Zarka shkroi kundër diktatorit Hoxha në vitin 1988 në hyrje të pallatit, studentja Ana Azizaj, më 11 maj të vitit 2019, dyshohet se shkroi me “lëndë grafiti” (bojë të zezë): “Borchardt, Turp të të vijë”, në hyrjen e pallatit ku jeton kreu i zyrës së OSBE-së, Bernd Borchardt.

Edhe Anën e shoqëruan në polici. E morën në pyetje, si e siguroi bonjën, si vendosi të shkruajë, a u ndihmua nga shokët, kush janë frymëzuesit e këtij “akt kriminal”? Këtë e tha edhe zëvendëministri i Jashtëm me autorizim ministri, Gent Cakaj. Dhe fjalët e tij nuk duhen marrë lehtë, është 28 vjeç, por thotë se ka përvojë 14 vjet në politikë, dmth, rast i rrallë për tu marrë në analizë shkencore…

“Akt i papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë”-shkroi Cakaj në një reagim zyrtar. Sa e ngjashme me gjuhën e Nurihanit!

Sërish historia dhe histeria politike përsëritet. Mund ta quanin edhe si procesi i “Bombës në ish-ambasadën Sovjetike” në shkurt të vitin 1951. Edhe atëherë u hodh një shashkë në ish-mabasadën Sovjetike, ku elita e kohës e kishte si objekt frymëzimi. 22 intelektualë u pushkatuan në Tiranë për atë gjest, që gjithsesi ishte gatuar në syrat e ish-Sigurimit të Shtetit. Sot deri te pushkatimi nuk shkohet, ama i thonë shtet.

Kush del kundër elitës sonë politike drejtuese edhe me shkrime e parrulla, derën e  komisariatit do të shohë. Aty do të gjenden gjithnjë “sy vigjilent” për të dënuar këtë pjesë të popullsisë që po helmon me grafite udhëheqjen tonë të ndritur, me në krye Edi Ramën. Do ketë gjithnjë drejtues policie që të krisin brinjët nëse proteston ndaj qeverisë, të mbushin mushkëritë me gaz po hodhe kapsolla dhe parrulla kundër pushtetit.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

14:35 : 04/07/2025
BOTA

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

14:35 : 04/07/2025
SHOW BIZ

Arrestohet ish burri i Arbana Osmanit, truri financiar për vjedhjen e dhjetëra milionë euro me kinezët e Bankers

14:31 : 04/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

14:30 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
Para

(VIDEO) Mbërrin në Rinas trupi i Majtor Tanushit, familjarët ‘shpërthejnë’ në lot

TË GJITHA

Përplasen dy makina në Elbasan, dy të plagosur rëndë

14:35 : 04/07/2025

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

14:35 : 04/07/2025

Arrestohet ish burri i Arbana Osmanit, truri financiar për vjedhjen e dhjetëra milionë euro me kinezët e Bankers

14:31 : 04/07/2025

Aksident në Shkodër/ Rrëzohet nga motori, 50-vjeçari niset me ambulancë drejt Traumës

14:30 : 04/07/2025

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

14:18 : 04/07/2025

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025

U tha se u nda nga partnerja, Olsi Bylyku publikon foto krah Denadës

14:05 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com