Shumë vajza pyesin se si mund të gjejnë një të dashur të pasur: Në fund të fundit, si tek kënga e Marilyn Monroe “diamantet janë miqtë më të mirë për vajzat”, sepse me një të dashur të pasur jeta do të ishte më pak e komplikuar.
Këtu janë 5 këshilla të pagabueshëm për mënyrën se si të gjeni të dashurin e pasur dhe ta ” flini mendjen” përgjithmonë.
Frekuentoni vendet e duhura. Këshilla e parë është të frekuentosh lokalet dhe vendet ku qëndrojnë njerëzit e pasur. Rëndësi ka të jesh në mesin e njerëzve të duhur.
Mos u shtir. Shumë shpesh, në filma, libra dhe nënat na mësojnë që është e rëndësishme të jemi vetëvetja. Për të gjetur të dashurin e pasur është e rëndësishme të mos heqim dorë nga jeta jonë. Duhet të zbatoni parimin: Nuk mund t’ja shisni shpirtin djallit për një euro pak më shumë.
Mos u jep menjëherë. Pasi të nisësh të frekuentosh vendin e duhur dhe ke pikasur djalin e pasur, mos e jep veten menjëherë. E rëndësishme është të ruash reputacionin. Sepse rrezikon të mos jesh asgjë më shumë se një objekt dëshire.
Filloni të mendoni si një e pasur. Këshilla e katërt për të gjetur të dashurin e pasur është të filloni të mendoni siç një e pasur mund të mendojë: Të mendojmë për vlerën e parasë dhe fuqisë së saj në shoqëri.
Gjithmonë të jeni e vetëdijshme për kufijtë. Së fundi, për të gjetur të dashurin e pasur është gjithmonë e rëndësishme që të jeni të vetëdijshme për të vendosur kufij, kalimi i të cilëve rrezikon të shkatërrojë etikën tënde dhe të partnerit.
Burimi: DireDonna