Ylli Manjani, ish-ministri I Drejtësisë, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur dje nga opozita dhe me qëndrimin që mbajtën ndërkombëtarët.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani e ka cilësuar paqësore protestën e opozitës, por u drejtohet ndërkombëtarëve në këtë rast me një pyetje retorike .
“Protesta e djeshme sikur nuk qe e dhunshme. Pse nuk thonë një fjalë pozitive për këtë fakt këta “dashnorët e anti-dhunës”?!, -shkruan Manjani në postimin e plotë.