Po rojet kush do ti ruaj?. Hiqeni me ligj tatimin antikushtetues, të dyfishtë dhe varfëruese mbi taksa paguesit e Tiranës, tatimin mbi infrastrukturen arsimore; Vendimi qeverisë per bllokimin e shpenzimeve dhe punësimeve nga bashkitë pranë dhe gjate zgjedhjeve vendore ndoshta ka qëllime pozitiv, por sic u paraqit ai shkel rëndë parimet e ndarjes së kompetencave midis qeverisë qëndrore me atë vendore,kriter i rëndësishëm i demokracisë evropiane. Për ti fituar kredibilitet public dhe për të sjell dobishmëri reale, qeveria duhet të kishte dërguar në kuvend një ligj specifik ku i eleminon vet-vetes mundësitë për keq përdorim të miliarda lekë shpenzime, investime dhe punesime për perfitimin elektoral.
Risqet e qeverisë për përfitme elektorale nëpërmjet kompanive publike, shpenzimeve, investime dhe punesimeve janë qindra milard më shumë se ato të bashkive . Sipas buxhetit faktik 2018, ….
Nuk ka dy parime mirë-qeverisje, një për qeverinë dhe një për bashkitë. Parimet e mirë-qeverisjes kërkojnë që koha e hyrjes në fuqi e vendime të të mos jetë e menjëhershme. Shpejtësia për të vepruar pa ndjekur parimet dhe hapat e mirëqeverisjes në hartimin, miratimin, implementimin dhe auditimin e politikave ekonomike sidomos të taksave dhe mungesa e transparencës e demtojnë rëndë kredibilitetit e saj dhe mund “ti hedh benzinë zjarrit të debateve ndër-partike” edhe në ambietin e tejnxehur politike që kemi tani përpara zgjedhjeve vendore.
Po qeverinë qëndrore që “u vuri kycin anti-korrupsion” shpenzimeve, investimeve dhe punësimeve në bashki, kush do ta ruaj? Dilema vjen nga meraku e ushtarëve greke që kur ikin në luftë u vishnin grave veshje metalike, por celësin ishin të detyruar tua linin rojeve. Që në atë kohë u shtrua pyetja po rojet kush do ti ruaj?
Qytetarët që preferojnë opozitën por edhe të paanëshmit e lëkundur pa votën e të cilëve nuk ka fitore, mund te pyes a synon kjo inisiativë të eleminoj keq përdorimet apo të përkeqësoj situatën në bashkitë kundërshtare??
Është ky vendim një mesazh i dpd apo i koduar tek votuesit në bashkitë “opozitare” , mos votoni asnjë që nuk e parapëlqejmë ne, “shumica e përhershme”, sepse ua thajmë shpenzimet dhe investimet dhe ju nqs nuk votoni për ne dhe vetëm për ne, do të keni gjithnjë e më pak shpenzime dhe investime në bashkitë tuaja dhe do të vuani gjithnjë e më shumë?
A cënon ky vendim decentralizmin dhe parimin e kujdesarisë kritere matëse të demokratizimit funksionale te vendit tonë. Reduktimi I deficit demokratik është një prioritet I përhershëm i BE-së?
A do të sjell ky vendim më shumë demokraci vendore apo shkel më shumë parimet bazë të mirëqeverisjes së vendit në cdo nivel të saj, filluar nga bashkitë?.
Vendimi qeverisë mund të jetë nisur nga një qellim pozitiv, por mungon transparenca mbi gjendjen aktuale ne 61 bashkitë.
Sa borxhe të papaguara/ të prapambetura, reale dhe të fshehura kanë krijuar? Pse borxhet e papaguara dëmtojnë me shumë demokracinë se sa qëndrueshmërinë dhe eficencën e financave vendore? Sepse borxhet e mëdha krijojnë ” paramilitarët elektorale” të kompanive tek të cilat kryetarët aktuale i kanë keq përdorur këto kompani të investojnë në projekte të cilët paratë do ti marrin kur të “mbaroj” lufta /zgjedhjet vendore. Për këtë arsye dhe për perfitime abusive ne leje ndertimi apo fonde publike të dhuruara nga kryetarët e bashkive I fusin në borxh moral pronarët, punonjësit/votuesit e këtyre kompanive, miqtë, familjarët, të afërmit dhe shokët e tyre duhet ti bashkohen strukturave “paramiltare elektorale” që i njejti kryetar të rizgjidhet me cdo cmim. Kryetarët e bashkive vrapojnë te sajojnë dhe aplikojne deri edhe taksa antikushtetues që të kenë mundësi të bëjnë më shumë “dhurata elektorale” pa folur për përfimet e tyre abusive, jo detyrimisht gjithmon financiare.
Qeveria duhet ta kishte penguar që ditën e parë taksën antikushtetues të bashkisë së Tiranës per “infrastrukturën arsimore” . Ajo duhet ta bëj ata tani dhe sa më parë, përpara zgjedhjeve vendore.
Qeveria nuk anulon këtë taksë jo kushstetuese jo sepse nuk e kupton shkeljen kushtetuese, por sepse fsheh një rritje takse dhe në vend që të ndërtoj shkolla, cerdhe, kopshte, ndihmohet nga Veliaj por ne kurriz të taksapaguesve të bashkisë që në vend të bëj cerdhe, kopshte,shkolla, qendra shëndetësore dhe spitalore, të investoj vetëm apo kryesisht vetëm në rrugë për rrugë për rrugët .
Taksa paguesit e Tiranës po tatohen dy herë dhe po varfërohen nga “padija” e (pa) qellimshme e Veliajt i cili në pa mundësi që sëbashku me 34 deputet e Tiranës të mbështesë nëpërmjet taksimit të përgjithshëm, pra nëpërmjet buxhetit të shtetit financimin e shkollave të reja, vendos një taksë “novatore” të rënde mbi taksapaguesit e Tiranës, duke i varfëruar më shumë biznesin e vogël , klasën e mesme dhe të varfërit e saj. Nqs financimi I 17 shkollave sic ne cdo vend tjetër do të bëhej nga qeveria, tenderat do ti bënte Ministria e Arsimit jo bashkia e Tiranës. Kjo flet jo pak për dashurinë për këtë takse antikushtetuese.
Populizmi i kryetarit të bashkisë së Tiranës se kush është kundër kësaj takse është kundër fëmijëve të Tiranës, është profesionalisht qesharak dhe ekonomikisht abuziv. Këtë konkuluzion e vërtetojnë shumë studime përfshirë profesorin Alberto Alesina te Universitetit te Harvardit që ka studiuar mbivendojen e ciklit të investime publike me ciklet politike.
Pas analizave të thelluara edhe ekonometrike konkludon dhe rekomandon qeveritë të mos keq-perdorin investimet publike për perfitime elektorale sepse impakti i tyre nuk të bënë fitues. Ky konkluzioin gjendet edhe në ekonominë shqiptare sic janë “Rruga e Kombit” dhe “Tuneli i Elbasanit”, por që patjetër ka edhe shume raste te tjera në shumë bashki te cilat duhen hetuar me expertize të thellë profesionale.
Jemi të gjithë që Tirana të ketë shkollat më të mira me standarte evropiane, jemi të gjithë që këto shkolla të bëhen sa më parë, jemi te gjithë që të reduktohet numri I nxënesve në cdo klasë dhe që të eleminohet mësimi me turne, por jemi shumë që kemi njohuritë e mjaftuesëhme për të sqaruar publikisht Veliajn se shkollat kudo në botë financiohen nga tatimet dhe taksat kombëtare, jo nga novacione financiare vendore
Vetëm mentalitet jo demokratike dhe arrogante justifikojne cdo lloj taksimi dhe gjobe. Vetëm ata I paraqesin taksimet anti-kushtetuese si novacione financiare, duke shkelur parimet thelbesore të taksimit dhe të ndarjeve midis taksimit të përgjithshëm dhe taksave e tarifave vendore.
Veliaj, (jo – më kryetarë bashkive të kryetarëve të partive), duhet të kërkoj publikisht bashkë me 34 deputetët e Tiranës, pavarësisht nga përfaqësimi I tyre partiak, socialistë, demokratë,të LSI, PBDNJ, PDIU që qeveria përpara investimeve në milarda dollarë /euro, vetëm për rrugët kombëtare të investoi me prioritet në shëndetin publik dhe mirë-arsimin e popullit të vendit të tij. Kjo është këshilla e artë që ju jepet cdo qeverie.
Qeveria në vend të përdor 2-3 miliardë euro për rrugët dhe në 100 fshatra, duhet të financonte në qindra shkolla, qindra qendra shendetësore , qindra ujësjellësa, edhe në mijra kilometra rrugë rurale, të cilat janë jetike në jetën e përditëshme të cdo taksapaguesit.
Pa kufizim mbi qeveritë qendore te cilat kanë më shumë para, më shume asete dhe mundësi punësimi me kontratë, ky vednim do te akuzohet si një ndërhyrje abuzive e qeverisë ndaj bashkive. Qeveritë qëndrore duhet ti zgjasin sa me pak duart e tyre politike drejtë bashkive.
Qeveria ngrin shpenzimt, investime dhe punësimet e qeverisë vendore në emër të ndalimit të abuzimeve të kryetarëve aktual në dëm të konkurimit politik të zgjedhjeve të ardhshme. Por që qeveritë që të mos abuzojnë me shpenzimet dhe investimet publike, me punësimet elektorale, kontratat afatëgjata te koncensionve dhe ppp-ve kush do ta bëj rolin e rojeve??
Qeveria duhet të dërgoj në parlament sa më pare, mundesisht neser, një ligj kuadër për kufizimin e mundësive për keq përdorime potenciale elektorale në zgjedhjet vendore dhe parlamentare.
Vende në zhvillim ku institucionet janë të dobëta dhe mundësia për abuzim të kryetarëve të bashkive, ministrave dhe kryeminstrave janë të mëdhe dhe me pasoja negative afatëgjata, kanë aplikuar kufizime por me ligj.
Parimet themelore të decentralizimit nuk duhet të cënohen, parimet themelore të mirëqeverisjes duhet të aplikohen strikt në cdo nivel të saj nga kompanitë publike kombëtare e vendore, nga bashkitë deri tek ministritë dhe qeveria.
Kredibiliteti individual dhe i përfaqësimit politikë janë kritike për të ndaluar abuzimin me pushtetin dhe për të përmirësuar dhe garantuar një demokraci funksionale dhe një ekonomi që ofron dhe permirëson kohezion dhe solidaritet sociale nepermjet rritjes dhe garantimit të barazisë së mundësive.