Efektivët e Komisariatit Kurbin si dhe të policisë Lezhë kanë asgjësuar sot rreth 6780 bimë kanabis ndërsa kanë sekuestruar armë e municione. Po kështu është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërim një tjetër.
Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “WEED”, është arrestuar edhe shtetasi Zenel Lika, 57 vjeç, banues në Kurbin.
Mësohet se në vendin e quajtur Fushë-Milot, janë gjetur dy parcela të kultivuara me 3000 bimë të dyshuara narkotike të cilat varionin nga 30-50 cm lartësi.
Gjatë kontrollit në këto dy parcela 57-vjeçari Lika është kapur në flagrancë duke kultivuar bimët narkotike. Atij i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri model 56.
Lika akuzohet për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Gjithashtu ne vazhdim te operacionit në afërsi me këto dy parcela, në një ullishte janë gjetur dhe 2220 bime narkotike të cilat varionin nga 30-50 cm si dhe 1360 bime narkotike te vendosura në kubike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu gjate kontrollit në afërsi të parcelës të këtyre ullishteve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale dhe:
1 armë zjarri PMSH
1 krehër me 16 fishekë arme zjarri
20 fishekë arme gjahu
520 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të shtetasit:
Halit Selmani, banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, Kultivim të bimëve narkotike”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Veles në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Lezhë për veprime të mëtejshme.