Përmbytjet në Vlorë, kanë sjellë dhe përplasje mes ish-kryebashkiakut të qytetit jugor, Shpëtim Gjika, dhe atij aktualit Dritan Leli.
Përmes një postimi në rrjete sociale Gjika shkruan me ironi se sot ka mësuar se në Vlorë sipas tij, “ “struci” fsheh kokën dhe nxjerr b*thën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë”.
Ky reagim i fortë i Gjikës erdhi pasi në tv e vëllait të Dritan lelit u dha një kronikë, ku thoshte se fajin për përmbytjet në Vlorë i kanë ndërtimet e dhëna nga paraardhësi i kryebashkiakut Leli.
Ja postimi i Gjikës:
Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë 👎!
Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera 🤛














