• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Dyshimet, si e bleu Damian Gjiknuri shtëpinë 280 mijë euro

17:05 : 26/04/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, është pronar i një shtëpie gjigande, me sipërfaqe 200 m2, për të cilën deklaron se kushton 280 mijë euro.

Shifra stratosferike për realitetin shqiptar, duket se nuk e ka stepur aspak Gjiknurin, i cili është mësuar me lëvrimet e fondeve me shumë zero për projektet publike.

Në bazë të të dhënave të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”, rezulton se burimi për blerjen e kësaj shtëpie banimi është një kredi në shumën 100 mijë euro, si edhe të ardhurat familjare, ku kontributin kryesor, gjithnjë sipas deklaratave të pasurisë, e kanë fitimet e biznesit të bashkëshortes së ish-ministrit, Rovena Gjiknuri.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, vit kur është blerë apartamenti gjigand, si edhe një vit më pas, ish-ministri Gjiknuri, deklaron ndër të tjera se të ardhurat e bashkëshortes së tij nga dy aktivitete private janë konkretisht; 6.1 milionë lekë të reja për vitin 2016 dhe 9.1 milionë lekë të reja për vitin 2017.

Lexo edhe:

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Të ardhurat e Rovena Gjiknurit duken goxha të mira. “Boldnews.al” verifikoi të dhënat publike mbi bizneset ku është e regjistruar bashkëshortja e Damian Gjiknurit.

Rovena Gjiknuri, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, është regjistruar si “person fizik” me emrin e saj, në vitin 2013, me aktivitet “Shërbime në fushën e dizajnit, skenografisë…”.

Tre vjet më pas, në 2016, Rovena Gjiknuri regjistron “Studio Fabrika”, në të cilën emërohet administratore. Aktiviteti i “Fabrikës” është projektimi arkitektonik për objekte civile, industriale, spitalore, turistike, e të tjerë.

Në QKR nuk janë të publikuara të ardhurat e krijuara nga “personi fizik” Rovena Gjiknuri. Ekziston vetëm një dokument i vitit 2013, në të cilin ajo deklaron të ardhura zero, pra pa asnjë aktivitet. Ishte viti kur bashkëshorti i saj, Damiani, mori detyrën si ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Ndërsa kompania e dytë e Rovena Gjiknurit, “Studio Fabrika”, e regjistruar në vitin 2016, duket se ka ecur mirë, por jo aq sa deklarohet në formularët e pasurisë së ish-ministrit dhe sot deputetit të Partisë Socialiste. Të paktën, në bazë të dokumentave zyrtarë, rezultojnë dyshime mes deklarimit në administratën Tatimore me deklaratat e pasurisë të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Verifikimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit ka interes të veçantë, pasi ato janë deklaruar si baza për blerjen e shtëpisë 200 m2, me vlerë 280 mijë euro, në vitin 2016.

Damian Gjiknuri deklaron në vitin 2016 të ardhurat e tij nga paga si ministër dhe të ardhurat e bashkëshortes, të cilat rreth 4 herë më të larta se të tijat, në një total prej 6. 2 milionë lekë të reja.

Në atë vit, Rovena Gjiknuri, e cila sapo e kishte krijuar “Studio Fabrika”, deklaron në Tatime se fitimi i saj ishte 2.6 milionë lekë të reja. Pra, pjesa tjetër, rreth 4 milionë lekë të reja, si rregull, duhet të jetë fituar nga shitja e projekteve të dizajnit, nëpërmjet “personit fizik”.

Deri në vitin 2016, Damian dhe Rovena Gjiknuri kishin pasur të ardhura mbi mesataren e publikut, por gjithësesi jo aq sa t’i lejonin për një investim spektakolar në vlerë 280 mijë euro.

Por, duke nisur nga ky vit, Gjiknurët vendosin të investojnë, pavarësisht se të ardhurat nuk dukeshin shumë premtuese, të paktën formalisht.

Bashkëshortët Gjiknuri vendosën të blejnë pasurinë e paluajtshme, duke marrë edhe një kredi, gjithashtu shumë të madhe, me vlerë 100 mijë euro, e cila do të bënte të mendoheshin dy herë edhe biznesmenët e fuqishëm.

Por Damiani dhe bashkëshortja e tij duket se kanë pasur pritshmëri që të ardhurat e bashkëshortes do të rriteshin e në këtë mënyrë, do të kishin mundësi të shlyenin kredinë dhe të zëvendësonin kursimet e shpenzuara për blerjen e shtëpisë.

Dhe, siç e parashikuan, ashtu ndodhi. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, Damian Gjiknuri deklaron se bashkëshortja e tij ka krijuar të ardhura plot 9 milionë lekë të reja nga dy NIPT-et e saj.

Në QKR rezulton se “Studio Fabrika” e Rovena Gjiknurit ka fitim 4.4 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa tjetër duhet të jetë siguruar nga “personi fizik”, dizenjim dhe arredim.

Pak e çuditshme që një studio projektimi ndërtimesh të ketë fituar thuajse njëlloj, në mos më pak se sa një studio dizajni grafik. Por, çfarë nuk ndodh!

Tashmë që Damiani është vetëm një deputet i thjesht, barra për shlyerjen e kredisë 100 mijë euroshe, formalisht, i bie ta paguajë bashkëshortja e tij, e cila ka arritur të arkëtojë thuajse 10 milionë lekë të reja në vit, nëpërmjet studiove grafike.

Me shumë fat, Damiani!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026
Para

FOTO/ Vizita e Ramës në Shkodër, forcat speciale në mbrojtjen e kryeministrit…

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom