• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anëtarët pa Veting të KED verifikojnë kandidatë për Kushtetuese dhe Kryenspektor të Drejtësisë

17:04 : 26/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Dy anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) po kryejnë “vetingun” e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, pa kaluar vetë procesin e rivlerësimit kalimtar në Komisionin Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, është caktuar relator për verifikimin e kandidatëve të cilët kanë aplikuar pranë Presidentit të Republikës në datë 4 Mars 2019, për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Margarita Buhali, gjyqtare e Apelit të Vlorës, është përcaktuar relatorë për verifikimin e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Dy gjyqtarët, anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk janë përballur ende me procesin e Vetingut para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lexo edhe:

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se rivlerësimi i gjyqtarit Islamaj ka nisur në Nëntor 2018 dhe KPK ende nuk e ka mbyllur procesin e verifikimit. Po ashtu, Vetingu për gjyqtaren Buhali ka nisur në Janar 2019, pasi ajo u zgjodh me short si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk e ka mbyllur procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Apelit të Vlorës.

E, megjithatë, këta dy gjyqtarë, janë ngarkuar të kryejnë vetingun për kandidatët për në Gjykatë Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi në 5 Prill 2019 “zhvillimin e shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, KED informon se “ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante”.

Gjithashtu, KED deklaron se “pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED”.

Në një takim publik të zhvilluar të Enjten e kësaj jave, kryetari i KED, Ardian Dvorani, ripërsëriti kërkesën drejtuar institucioneve që të depozitojnë sa më shpejt informacionin e kërkuar, me qëllim që struktura që ai drejton të kryejë në kohë optimale vetingun e kandidaturave për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Ndër të tjera, Dvorani kërkon edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që të vendosë në dispozicion të relatorëve të KED, përfshirë edhe Fatri Islamajt e Margarita Buhalit, informacionin që kanë siguruar për aplikantët për në Kushtetuese dhe Kryeinspektor të Drejtësisë.

Në mënyrë më të përmbledhur, KPK, e cila po kryen verifikimet për dy anëtarët e KED, duhet t’i informojë për verifikimin e personave të tjerë.

Kjo situatë paradoksale, në fakt nuk është e vetmja me të cilën është përballur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë muajve të fundit.

KED është struktura përgjegjëse që kryen verifikimet dhe harton listën e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. KED është një institucion me mandat një-vjeçar dhe anëtarët e tij zgjidhen me short nga gjyqtarët dhe prokurorët që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë pjesë e tij.

KED e parë nisi funksionimin në vitin 2018, me kryetar Artan Brocin. Me një ndërhyrje ekstra-ligjore, kryetari i Komisionit të Ligjeve, doktor në krimet mjedisore Ulsi Manja, KED pezulloi veprimtarinë e saj, deri sa të gjithë anëtarët e tij të kalonin procesin e Vetingut.

Gjatë procesit të Vetingut, pjesa më e madhe e anëtarëve të KED-së së parë u shkarkuan nga detyra, duke bllokuar përfundimisht veprimtarinë e tij.

Në Dhjetor 2018 u hodh shorti për caktimin e anëtarëve të KED-së së re, në të cilën u zgjodh drejtues anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani dhe pjesë e të cilës është edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Pas konstituimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dr. Ulsi Manja nuk ri-përsëriti kërkesën e tij për pezullimin e veprimtarisë së institucionit deri në përfundimin e procedurave të Vetingut për të gjithë anëtarët e tij.

Në këtë mënyrë, KED ka nisur procesin e verifikimit të thellë të kandidatëve për Gjyqtar Kushtetues dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë, në një kohë që jo të gjithë anëtarët e tij kanë kaluar Vetingun.

Lista e aplikantëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë që do verifikohen nga Margarita Buhali
Lista e kandidatëve për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, që do të verifikohen nga Fatri Islamaj

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Dokumentat/ Dyshimet, si e bleu Damian Gjiknuri shtëpinë 280 mijë euro

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com