Fill një ditë para skadencës së regjistrimit të partive për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit , mbiu në terrenin politik shqiptar partia “Bindja Demokratike”. U përfol për dy ditë me rradhë se në korridoret e Kryeministrisë ishte hedhur ideja e një partie të re nga opozita për ti dhënë sa më shumë legalitet zgjedhjeve vendore në kushtet e mungesës së opzitës reale e cila ka djegur mandatet dhe nuk ka kthim pas në kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme. E nëse në krye të kësaj partia të re ishte menduar emri i Rudina Hajdarit me mbështetjen nga pas të Astrit Patozit, planet nuk shkuan si ishin menduar fillimisht nga palët, përfshirë këtu edhe këshilltarët pranë Ramës që kishin menduar këtë lëvizje.
Kulisat flasin për një përfshirje kokë e këmbë në këtë parti të re të Mero Bazes, njeriut që nga kryearmiku i Ramës është kthyer në njeriun që së bashku me ekipin e Fugës këshillojnë Kryeministrin për lëvizjet e qëndrimet e tij. E sic dihet, për të thënë atë që nuk mund të mohohet, Baze e njeh mjaft mirë kampin e djathtë, ku është e njohur miqësia e tij me Astrit Patozin. Dhe duket se plani ka qenë për një parti të re të opozitës me në krye Rudina Hajdarin e nënkryetar Astrit Patozin, që do të përfitonte me ndihmën e pushtetit, vota të konsiderueshme në zgjedhjet vendore për t’u kthyer në fkctor në jetën politike të vendit, me planin final të zëvendësimit të opozitës reale që përfaqësohet nga PD, LSI dhe aleatët.
Dhe lavdet e Patozit në FB për Rudinën sa herë që të gjithë gajaseshin më artikulimet pa kuptim të deputetes së PD nga studio në studio, dukeshin se nuk ishin thjehst mbështetje solidariteti. Për të mos folur pastaj për rreshtat e dedikuara nga Mero Baze në mbrojtje të Rudinës. Dhe fiks më pas erdhi kafja e së shtunës, ku Patozi dhe Hajdari folën mbi detajet e fundit e ndërsa fjalët qarkulluan për një takim në darkë të premten me Kryeministrin Rama.
Mirëpo duket se ky plan nuk shkoi sic duhet, pasi një pjesë e mirë e atyre që ishin menduar pjesë e kësaj partia, pra emra të njohur të PD-së që tanimë nuk janë pjesë e partisë dhe që janë në kundërshti me qënrimet e liderit demokrat Basha, si Jozefina Topalli, Arben Imami e të tjerë nuk pranuan të bëheshin pjesë e kësaj farse. Thuhet se për ta, “truri” i partisë së re Mero Baze kishte menduar poste honorifike, por sic edhe u faktua, emra të tillë me peshë në elektoratin demokrat nuk mund të pranonin të bëheshin levë e Kryeminsitrit vetëm se janë në kundërshti më Lulzim Bashën. Në këto kushte, kur partia mbeti me ermat e Astrit Patozit, Valbona Mezinit e Fabian Topollajit, Rudina Hajdari kuptoi se projekti ishte I dështuar dhe vendosi të tërhiqej me stil.
Por tanimë ishte vonë për të tërhequr edhe idenë e partisë së re. Në këto kushte “kopili në derë” i mbeti Astrit Patozit. Ky i fundit nën këshillën dhe garancinë e mikut të tij Baze pranoi kryesimin e partisë, e në fakt zgjidhje tjetër nuk kishte. Dhe fill, u ngjiz “Bindja Demokratike”. Për të krijuar këtë parti në fakt Patozi kishte kohë dy vite dhe asnjëherë artikulimet e tij së bashku me grupin që e ndiqte nga pas në lëvizjen për ringritjen e PD-së nuk e konkretizoi me një parti. Dhe tani fill, si një rrufe në qiell të pastër, Patozi lajmëron krijimin e partisë së re, fiks një ditë para mbylljes së regjistrimit të partive për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në ato zgjedhje ku opozita reale nuk do marrë pjesë.
Në këtë parashtrim vlen të pyetet: Bindja për krijimin e partisë është e Bazes apo e Patozit?!//standard.al