• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “Kristian-Islamikët” te “Bindja Demokratike”, ja partitë e themeluara nga Rama…

11:20 : 21/04/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Nikoll Lesi

Edi Ramën ndonëse e kritikojmë për arrogant, për pasion “tepsie” krejt për vete, për elokuent deri në përulje ndaj ndërkombëtarëve kur ka interes, prapë e ka dhe një meritë: ideon dhe krijon parti me diabolizëm të paparë.

Nëse do ta kishin emëruar në vitin 1998 si “Ministër të Markave të Partive” sot do të kishim pak parti, sepse i krijon, i ngatërron dhe i çorodit sa askush tjetër.

Kush e njeh Edi Ramën e di mjaft mirë se në vitin 1991 dhe përgjatë fillimvitit 1992, sapo iu mbyll dera nga Berisha për në PD, u turr dhe krijoi me një avokat të njohur, Partinë Kristian-Islamike. Nga emri ishte parti intriguese, pasi donin të thithnin votat e myslimanëve dhe krishterëve, me shumë si një joshje se sa si program.

Vetëm Edi Rama mund të ideonte parti me emër të tillë!

Lexo edhe:

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

Asokohe të gjithë shkriheshim se qeshuri me idenë e Edi Ramës për t’ia kundërvenë Sali Berishës dhe PD-së. Duke qenë mjeshtër, Edi Rama, nuk e mori vetë kryesimin e kësaj partie Kristian-Islamike (PKI), por ia delegoi një të përsekutuari politik nga Shkodra, të cilit i shkruante fjalimet. Natyrisht që Edi Rama shkruan bukur, si dhe të redaktuara nga një avokat i njohur, fjalimet të ekzaltonin kur ia botonim këtij “kryetarit” të PKI.

Por duke mos patur televizione private, ku ta shikonte publiku PKI dhe “kryetarin” shkodran, njerëzit nuk e dinin se në ç’nivel sarkastik ishte kultura e “kryetarit”. Nuk shqiptonte asnjë fjali të plotë dhe me kuptim. Kur ia çuan në takim një zyrtari amerikan, i cili kishte kërkuar takim me disa parti politike antikomuniste, siç vetquhej PKI, ai kishte vendosur duart në kokë nga fjalët e “kryetarit” të PKI. Dhe pas asaj dite Edi Rama e mbylli partinë!

Dhe ziheshin me avokatin se pse ia çuam amerikanit këtë budalla!

Nuk vonoi dhe Rama nuk rrinte dot pa krijuar parti. Në vitin 1993, kur Azem Hajdari kishte qejfmbetje serioze me Sali Berishën, ai pra Azemi, Edi Rama dhe një avokat i njohur krijuan partinë e re me emrin NISMA E RE POLITIKE.

Ideja ishte e Edi Ramës dhe avokatit. Azemi thjesht e publikoi. Në PD u drithëruan, asokohe, pasi Azem Hajdari ishte emër i madh në politikë. Ishte trim dhe i vendosur kur mendonte se diçka duhej në të mirë të vendit.

Dhe NISMA E RE POLITIKE u shpalos në faqet e gazetës “KOHA JONE”. Edhe për hir të kësaj, por kryesisht për linjën editoriale të pavarur, gazeta u vu në shenjëstër të sulmeve të pushtetit dhe SHIK (Shërbimi Sekret Shqiptar).

Nuk vonoi dhe u mërzit edhe me këtë parti. E mbyllën dhe këtë.

Kaluan vitet e në vitin 2005 Edi Rama mori PS-në. Sapo hyri në selinë i ndryshoi ngjyrën e flamurit, i ndryshoi stemën dhe kur nuk kishte ç’të bënte tjetër vendosi ta quajë RILINDJE.

Tani sot me datë 20 prill 2019, krijoi një parti të re. E quajti “Bindja Demokratike”. Dhe ia kaloi Rudina Hajdarit.

I papërsëritshëm ky Rama! Krijon, lyen parti, i ngatërron dhe sapo mbaron punë i hedh.

Siç ka bërë me PKI, NISMA E RE POLITIKE dhe PS-në, kështu do bëjë edhe me “Bindjen Demokratike” të vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës.

Etiketa: Edi Ramanikoll lesiparti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar

09:34 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: E paprecedentë!

09:28 : 16/09/2025
AKTUALITET

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
Para

Pashka, disa e shpresës së pashuar/ Berisha uron besimtarët katolikë

TË GJITHA

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Nga “Joana e Parave” te frika nga Braçe, si funksiononte skema mashtruese “Xuex”

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com