Papa Françesku, edhe pse në moshën 82 vjeçare, sfidon veten për të kryer ritualin e lutjes ashtu siç e kërkon rasti. Ati i Shenjtë është shtirë në dysheme në shenjë përuljeje për të përkujtuar kryqëzimin e Krishtit.
I ndihmuar nga priftërinjtë e kishës, Papa Françesku u përul në altar për të përkujtuar kryqëzimin e Krishtit.
I shtrirë në qilim, me fytyrë nga toka dhe me duart poshtë kokës Ati i Shenjtë udhëhoqi lutjet e të Premtes së Madhe para qindra adhuruesve në Vatikan.
Mesha e të premtes është ndjekur nga mijëra pelegrinë dhe turistë të ardhur në Bazilikën e Shën Pjetrit nga e gjithë bota.