Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha vazhdon paraqitjet fantastike me ekipin e Lacios në Seria A.
Strakosha, i dha një bonus të madh ekipit kryeqytetas pasditen e sotme, teksa priti një penallti ndaj Udinezes. Ekipi i Inzagit fitonte me shifrat 2-0, pas golave të Kaisedos dhe autogolit të Sandros, por në minutën e 52-të, miqtë fituan një penallti.
Nga pika e bardhë, ekzekutimin e mori përsipër De Pol, por Strakosha u tregua mëse i saktë, dhe ia kuptoi krahun lojtarit të Udinezes, duke pritur 11-metërshin.