VIDEO/ Penallti për Udinezen, ja çfarë bën Strakosha

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha vazhdon paraqitjet fantastike me ekipin e Lacios në Seria A.

 

Strakosha, i dha një bonus të madh ekipit kryeqytetas pasditen e sotme, teksa priti një penallti ndaj Udinezes. Ekipi i Inzagit fitonte me shifrat 2-0, pas golave të Kaisedos dhe autogolit të Sandros, por në minutën e 52-të, miqtë fituan një penallti.

LEXO EDHE  Futbolli në zi/ Ndahet nga jeta futbollisti i Interit (Foto)

Nga pika e bardhë, ekzekutimin e mori përsipër De Pol, por Strakosha u tregua mëse i saktë, dhe ia kuptoi krahun lojtarit të Udinezes, duke pritur 11-metërshin.