• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Zonja Shahini, çfarë duhet të bëjë më shumë se 4 medalje ari dhe 2 argjendi një kampion Europe?

15:05 : 16/04/2019
në SPORT

Dy vite të jashtëzakonshme suksesi. Briken Calja është padyshim sportisti i momentit në Shqipëri. Rezultatet flasin qartë. Në garat e dy Europianëve të fundit të Peshëngritjes, Briken Calja siguroi katër medalje ari dhe dy argjendi, nga gjashtë të tilla të mundshme. Vetëm pak ditë pas kthimit nga Gjeorgjia, ku përfundoi Kampionati Europian i Peshënritjes, pavarësisht suksesit historik të radhës për sportin shqiptar, Briken Calja nuk mori dot asnjë mesazh urimi, nga asnjë autoritet shtetëror, as nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, emëruar në detyrë pak muaj më parë, ndoshta jo për fajin e saj, por të “specialistëve” dhe “ekspertëve” të shumtë, që  ministria i paguan për këtë punë. Një arritje e tillë, gjithsesi, e rrallë për Shqipërinë por e zakonshme për vende të tjera, do të merrte vëmendjen e duhur, siç edhe ndodh kudo. Calja është pritur nga tifozë dhe dashamirës të shumtë, e pavarësisht neglixhencës, thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni dhe dëshira për të nderuar kombin, pse jo deri në realizimin e ëndrrës së madhe, për t’i siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në tërë historinë e saj, në Olimpiadën e radhës, Tokio 2020.

Ç’do të thotë 4 medalje ari dhe 2 argjendi?!

Nga Briken Calja

Gjatë dy viteve 2018 dhe 2019 u arritën rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti, që deri dje dukeshin të pamundura. Por me punë ia dolëm!  Në një vend normal europian kjo do të jehonizohej e do të bënte të fliste i madh e i vogël.  Por ç’ndodh?!

Në vendin tonë kjo gjë kalohet sikur të jetë një arritje e rëndomtë dhe krejt normale. A e do njeri fjalën sport në këtë vend? A mund të sillemi me sportistët siç ata e meritojnë? Çfarë duhet të bëjmë më shumë ne peshëngritësit që ndaj nesh të ketë një sjellje e duhur dhe dinjitoze?  Për median kjo gjë u kalua si diçka krejt standarde e normale. Më falni, duhet të jetë patjetër Brikeni nëpër studiot tuaja që të flitet për medaljet historike të sjella këto dy vite për Shqipërinë?  Për Brikenin flet vetë rezultati, por ju nuk po arrini të përmbushni atë motiv që profesioni juaj mbart, përcjelljen e lajmeve dhe opinioneve të duhura në mënyrë sinkrone, direkte dhe sigurisht të pavarura. Në këtë vend flitet për çdo gjë, por për sportin dhe peshëngritjen në veçanti janë të gjithë neglizhentë kur ndërkohë deri tani për sa i përket rezultateve është krenaria jonë më e madhe. Për mua rëndësia më e madhe është publiku, i cili më ka mbështetur në çdo hap timin, ata që kanë brohoritur në çdo kilogram timin të ngritur dhe që më kanë pritur ardhjen time në vendlindje me entuziazëm, duartrokitje e krenari. Meqë përmendëm pritjen dhe përkrahjen, po ju përcjell lajmin që akoma nuk kam marrë asnjë telefonatë apo mesazh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit apo qoftë nga ndonjë zyrtar i saj. As edhe një urim të thjeshtë! Zero!  Mua si Briken kjo gjë nuk më duket normale, dhe nuk duket normale për asnjë person mesatar në nivelin e kuptueshmërisë.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Çfarë duhet të bëj më shumë një kampion Evrope?  Ka shumë pikëpyetje për çdo gjë dhe këdo që nuk më ka dhënë mbështetjen e duhur, gjë të cilën ia dikton detyra por do të duheshin ditë të tëra për tu shprehur. Këto fjalë burojnë nga zemra, që edhe pse e trazuar nga mërzitja e inati për ato që shpreha më lart, prapë buzëqesh kur bëhet fjala për Shqipërinë.  Do të vazhdoj të derdh djersë e gjak për kombin tim, edhe pse i pa përkrahur aq sa duhet nga disa komponentët kyç që duhet të më gjenden pranë.

Juaji, Briken Calja

 

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Skandal, FSHF: Kosova është Serbi

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com