• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Një ‘kapo’ si Sandër Lleshi

21:39 : 15/04/2019
në BOLD BLOG

Nga Gentian Gaba

Në zhargonin Lagersprache (gjuhën që përdorej në kampet naziste të përqendrimit), termi ‘kapo’, përdorej për të identifikuar të burgosurin e një kampi të cilit i ngarkohej detyra për të komanduar të deportuarit e tjerë.

Përgjegjësia e tij themelore ishte administrimi i ‘bllokut’ që i besohej, në mënyrë që të shtypte në lindje idetë, shpresat e mundshme për kryengritje dhe të bënte që funksionimi i ‘komunitetit’ fatkeq të funksiononte në mënyrë të përsosur.

Dëshmitë e të mbijetuarve janë të pasura me rrëfimet mbi mizorinë e kapove dhe episodet për të cilat ata u bënë përgjegjës.

Një shembull është edhe vepra e Primo Levit ‘A është vallë njeri?’.

Lexo edhe:

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

Në të flitet për zellin që i dallonte në procesin e tëhuajsimit të bashkëvuajtësve dhe zhbërjen e vlerave njerëzore më elementare. Ata nuk ishin nazistë, por thjeshtë një shkallë më lart se të vdekurit që shkonin drejt dhomave me gaz me këmbët e tyre.

Dhe për të mbajtur këtë ‘privilegj’, që si fillim do të thoshte disa thërrime buke më shumë, një kapo shndërrohej në një egërsirë që tejkalonte ligësinë e nazistëve.

Kjo figurë dramatike e Holokaustit, shpesh herë përkonte me një të dënuar politik, apo një delinkuent të çfarëdoshëm. Por, kur lufta po shkonte drejt epilogut, pozicionin e xhelatit atipik e morën edhe hebrenj. Sidoqoftë, në fund, të gjithë, pa dallim, përfunduan keq.

Një zhbërje morale nuk i përket vetëm asaj epoke, apo vetëm atyre që ranë në grackën e banalitetit me të cilën u shfaq e keqja.

Kapo është një epitet që i përshtatet më së miri gjithë personazheve që, paçka të zakonshëm dhe mediokër, i dhurohen dhe i shërbejnë me zell një pushteti që është përtej aftësive dhe kompetencave të tyre, duke u tjetërsuar në raport me të.

Një epitet që i rri si një dorashkë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi. Një ish-ushtarak, i prezantuar si jo partiak, që sot po tejkalon kolegët e tij të mazhorancës në gërnjën politike. Një rol aspak i lavdishëm, me të cilin ka vendosur historinë dhe spaletat e tij në ‘kamaren e turpit’; jo për Shqipërinë dhe rendin kushtetues, por për të mbrojtur mazhorancën nga mëkatet e shumta zgjedhore.

Një prej të cilave është dosja ‘339’, që është edhe arsyeja pse Lleshaj u zgjua një ditë ministër. ‘Mors tua vita mea’, vdekja jote është jetë për mua, thotë shprehja latine, por kjo është një histori tjetër. Pas protestës së të shtunës dhe pas gostisë së majme me gaz lotsjellës që shtroi në shesh, Lleshi nisi një batare verbale ndaj protestuesve dhe opozitës.

Një gjuhë asfare e përshtatshme me të shkuarën e tij, nëpërmjet të cilës, pafre edhe plot mllef, e rriti në mënyrë të paarsyeshme konfrontimin. Duke ndarë, përçmuar dhe shpallur armiq një pjesë të popullit që, paçka se nuk e përfaqëson, duhet t’i shërbejë. Një sjellje jo e paarsyeshme, por në zbatim të zellshëm të rolit si kapo.

Sepse përballë pjesëmarrjes masive në protestë, jehonës së hatashme që ajo pati në mediat ndërkombëtare, në të cilën flitej për shkaqet që mbushën sheshet dhe jo për shashkat që shqetësuan ministrin, me dhunën verbale dhe me kërcënimet ndaj opozitës, Lleshaj kërkoi të ‘vriste’ protestën.

Duhet ta shtypte në zanafillë.

Si një mekanizëm agresiv për të ekzekutuar shpresën e atyre që nëpërmjet protestës kërkojnë ndryshim dhe të atyre që mund të frymëzohen nga mijëra protestues, të cilët sfidojnë, në terr dhe në shi, qeverinë dhe gazin e saj lotsjellës.

Një gjest shumë më i rëndë se përdorimi i lëndës kimike; pasi nuk kërkon të ndëshkojë trupin, por shpresën.

Andaj, me fjalët e Levit, mund të pyesim: A është vallë ministër?

Lajme të lidhura

BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
Para

U deshën 100 vite për ta ndërtuar dhe flakët e një ore për ta shkrumbuar, historia e katedrales Notre Dame

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com