Një vit më parë ish-deputet i Partisë Socilaiste, Arben Ndoka, ra në pranga të policisë për tjetërsim pronash.
Ndërkohë që pas një viti në një intervistë ekskluzive, vajza e tij, Ambra Ndoka ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga forcat RENEA në momentin e arrestimit por gjithashtu edhe problemet që vijuan më pas.
Në një rrëfim të ndjerë, mes lotësh dhe emocionesh, Ambra ka treguar momentin kur forcat RENEA kanë hyrë me forcë në lokalin e ish-deputetit Ndoka në Lezhë, dhe kanë arrestuar aty Abren Ndokën, vëllain e tij dhe një tjetër të afërm.
Mes terrorit, siç tregon e vogla, familjarët janë sjell në Tiranë ku kanë kërkuar të takojnë Arben Ndokën në ambjentet e paraburgimit, por nuk janë lejuar.
Ambra ka treguar për FaxNews se mamasë së saj i është drejtuar pistoleta në kokë, nga ana e forcave RENEA, ndërkohë që ajo mbante djalin 2 muajsh në krahë.
Duket se për të voglën, fakti se ka parë gjithë skenën e arrstimit të babait, ka qënë tronditje e madhe.
Në vijmësi të bisedës vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste ka treguar se shokët e klasës shpesh e kanë bullizuar për ngjarjen e ndodhur, duke e quajtur familjen e saj të degjeneruar.
Ndërkohë Ambra ka treguar se për përmirësimin e saj dhe kapërcimin e lehtë të situatës i është dashur bashkëpunimi me një psikologe.
“Sapo ishim kthyer nga Italia dhe do shkonim ne Lezhë, ku na prisnin disa familjarë tanët.
Në lokalin tonë futet një burrë duke folur në telefon. Edhe pse e ndaloi kamarieri ai porositi kafen, dhe sapo mbylli telefonin ne lokal janë futur disa policë të maskuar.
Policët futen me vrull dhe i drejtojnë armën të gjithëve, mua mamit dhe vëllezërve 2 muajsh. Isha shumë e trembur. Ata shtynin me këmbëm karrocat ku rrinim dy vëllezrit e mi të vegjël, Policët prangosën babain dhe xhaxhain tim.
Policët na drejtuan armët në kokë, ata arrestuan dhe kushëririn vetëm se mbrojti mamin.
Unë nuk dija cfarë të bëjë qaja dhe bërtisja. Më pas më morën dhe më çuan në shtëpi. Të gjithë ishin duke bërtitur duke qarë nuk kuptoja cfarë po ndodhte.
U nisëm direkt për në Tiranë, kemi shkuar në rajon ku e kanë mbajtur babin në paraburgim, por nuk na kanë lejuar t’a takojmë.
Ata kanë prangosur edhe hallën e cila kishte një fëmijë 9 muajsh, fëmija i saj vetëm ka qarë dhe policët nuk e kanë lejuar hallën të ushqej fëmijën me gji.
Unë nuk kam takuar asnjë nga të afërmit në paraburgim. Kur e kanë transferuar në burg babin unë e kam takuar aty. Më është dukur sikur nuk do të ishte kurrë pranë meje.
Pas asaj dite me zor kam fjetur natën, mami ka thirrur psikologen dhe kam folur me të.
Unë i kam treguar rastin psikologes kur një shoqe më ka thënë se cfarë familjeje e degjeneruar që ishim, ishim një famije e shkatërruar sipas saj. Psikologia më ka mdihmuar shumë dhe ka qënë për mua një mbështetje e madhe.”- ka thënë Ambra Ndoka.
/FaxNews/